TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu në Sofje: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Haxhiu në Sofje: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Sofje të Bullgarisë më 10 qershor 2026.

Në fjalën e saj para liderëve rajonalë, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar SEECP-në si një platformë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Ajo ka dënuar ashpër agresionin rus kundër Ukraine, duke theksuar se pasojat e luftës po ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë evropiane, përfshirë Evropën Juglindore.

Duke riafirmuar orientimin strategjik të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka nënvizuar përkushtimin institucional për reforma të thella në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme.

Ajo ka theksuar se progresi i Kosovës është reflektuar në indekse ndërkombëtare dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Haxhiu ka kërkuar avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke insistuar që procesi të mbetet meritokratik dhe i bazuar në përmbushjen e standardeve.

“Mbi 90 për qind e qytetarëve tanë e mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një nga nivelet më të larta të mbështetjes në rajon. Ky përparim është konkret, i matshëm dhe duhet të njihet. Prandaj kjo duhet të çojë në një vendim për statusin e vendit kandidat, dhe ne jemi të gatshëm ta nisim punën për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Po ashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal, projekteve infrastrukturore strategjike dhe zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjitha vendet e rajonit në organizatat rajonale.

Në përfundim, Haxhiu e ka vlerësuar SEECP-në si një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në forcimin e stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja mban konferencë për media

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

Në pritje të çlirimtarëve – Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hashim Thaçit, Shukri Buja

Në pritje të çlirimtarëve – Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hashim Thaçit, Shukri Buja

Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione” i politologut Albinot Maloku

Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione” i politologut Albinot Maloku

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan akuzon Rusinë dhe Vuçiqin për manipulim të zgjedhjeve në Serbi

PDK-ja mban konferencë për media

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

Në pritje të çlirimtarëve – Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hashim Thaçit, Shukri Buja

Në pritje të çlirimtarëve – Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hashim Thaçit, Shukri Buja

Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione” i politologut Albinot Maloku

Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione” i politologut Albinot Maloku

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

“Matrix”- 14.09.2026

“Matrix”- 14.09.2026

Pacolli: 39 gjoba dhe 32 vendime për ndërprerje të punimeve në dy javë

Pacolli: 39 gjoba dhe 32 vendime për ndërprerje të punimeve në dy javë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën