TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

by Tëvë1
38 minuta ago
1
A A
Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Haxhiu tha se burgu është vend ku shteti e mbyll derën nga jashtë, ndërsa ai që gjendet brenda tij nuk ka as armë, as liri e as mundësi të mbrohet.

Jeta e të burgosurit, shtoi ajo, është në duart e institucionit që e ruan.

“Për këtë arsye, masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte. Sepse masakra e Dubravës ndodhi brenda një institucioni shtetëror, nën administrimin e shtetit serb, mbi njerëz të paarmatosur, të mbyllur dhe të pambrojtur”, theksoi Haxhiu, duke shtuar se pesha e krimit bëhet edhe më e rëndë kur dihet se të burgosurit shqiptarë nuk ishin aty rastësisht.

Në pranverën e vitit 1999, në Dubravë, shtoi ajo, u sollën njerëz nga burgje e qendra ndalimi, nga Kosova por edhe nga Serbia.

“Të dënuar politikë, të dënuar për vepra të ndryshme, të arrestuar në rrethanat e luftës u grumbulluan aty. Të gjithë u gjendën brenda atij burgu që ishte kthyer në instrument të krimit shtetëror”, theksoi kryetarja.

Sipas saj, në Dubravë, shteti serb e ndërtoi krimin mbi një kurth të dyfishtë.

“Së pari, i mbajti të burgosurit shqiptarë brenda një objekti që e kishte futur në logjikën e luftës. Pastaj, kur rreziku i bombardimit u bë i afërt, ata që mbanin çelësat u larguan për t’u fshehur, ndërsa shqiptarët e burgosur aty mbetën të mbyllur. Mbi atë braktisje të qëllimshme u ngrit edhe mashtrimi: që vrasjet t’i visheshin sulmeve të NATO-s. Më 19 maj u goditën objektet e burgut, përfshirë pavijonet, ndërsa më 21 maj pati sërish goditje gjatë ditës në objektet e burgut dhe rrethinë”, theksoi ajo.

Haxhiu tutje tha se disa prej të burgosurve shqiptarë, që ndodheshin jashtë pavijoneve për punët e zakonshme të burgut, morën veglat që kishin pranë dhe nisën t’i thyenin dyert e drynat për t’i nxjerrë shokët jashtë qelive.

“Në mes të atij tmerri, të burgosurit gjetën mënyrë për t’i dërguar mesazh botës. Me copa plastike të bardha, në oborrin e burgut, shkruan fjalën “HELP”. Ishte një thirrje e thjeshtë, e shkurtër, por e kuptueshme për botën. Përmes kësaj thirrjeje, të burgosurit treguan se janë gjallë. Dhe kjo pati sukses, ngase sulmet ajrore u ndalën. Por edhe ajo fjalë, “HELP”, u bë arsye për tërbimin e vrasësve. Sepse ajo e prishte skenarin e tyre. Ajo tregonte se brenda burgut kishte njerëz të gjallë, të burgosur dhe dëshmitarë”, u shpreh Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit tha se pas kësaj, më 22 maj, të burgosurit u urdhëruan të rreshtoheshin, nën pretekstin se do të transferoheshin.

“Në vend të transferimit, mbi ta u hap zjarr. Të rreshtuar, të paarmatosur, të pambrojtur, ata u qëlluan brenda oborrit të burgut. Dëshmitë e të mbijetuarve flasin për sulme të tjera gjatë asaj dite dhe ditës pasuese, për njerëz që kërkonin shpëtim në ndërtesat e dëmtuara, për të plagosur që nuk kishin ndihmë, për të burgosur që u përpoqën ta shpëtonin njëri-tjetrin. Në mekanizmin e krimit u përfshinë edhe të burgosurit serbë, të dënuar për krime të rënda, të cilët u armatosën dhe u vunë në shërbim të aparatit shtetëror serb. Më 23 maj, dhuna vazhdoi. Sulmet ndaj të burgosurve që kishin mbetur brenda kompleksit e shtuan edhe më shumë bilancin e vdekjes”, nënvizoi Haxhiu, ndërsa shtoi se 116 të burgosur shqiptarë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në Burgun e Dubravës, në një hapësirë ku shteti serb kishte përgjegjësi të plotë mbi ta.

Në prag të këtyre ditëve, më 16 maj 1999, shtoi ajo, nga Burgu i Dubravës u nxor edhe profesor Ukshin Hoti, prej kur edhe mbetet i zhdukur.

“Një mendje politike e rrallë e Kosovës, një njeri që e kishte menduar lirinë si rend historik, u zhduk pikërisht aty”, pohoi Haxhiu.

Ajo tha më tej se në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës.

“I kishte të burgosurit në regjistra, në pavijone, në rreshta, nën urdhra dhe të mbyllur. Kjo është arsyeja pse Dubrava ka peshë të veçantë juridike dhe morale. Aty krimi nuk ndodhi sepse shteti mungoi. Aty krimi ndodhi sepse shteti ishte i pranishëm në çdo hallkë: në komandë, në rojë, në armë, në mashtrim dhe në përpjekjen për ta fshehur të vërtetën”, theksoi ajo.

Kryeparlamentarja Haxhiu tha se sot nuk mjafton ta përmendim Dubravën si datë, por duhet kuptuar si dëshmi për krimet monstruoze të Serbisë, kundër qytetarëve të pambrojtur shqiptarë.

“Gjithashtu duhet ta kuptojmë edhe si dëshmi të detyrës sonë që emrat e të vrarëve, dëshmitë e të mbijetuarve dhe e vërteta e plotë e Dubravës të bëhet pjesë e ndërgjegjes shtetërore të Republikës së Kosovës”, tha në fjalën e saj Haxhiu./teve.info/

Tags: Albulena HaxhiuBurgu i DubravëshomazheTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo

Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo

Trazirat në 2023, NATO “ngrin” afrimin me Serbinë: Pa drejtësi për sulmet në Kosovë, s’ka partneritet

Trazirat në 2023, NATO “ngrin” afrimin me Serbinë: Pa drejtësi për sulmet në Kosovë, s’ka partneritet

Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi

Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo

Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo

Trazirat në 2023, NATO “ngrin” afrimin me Serbinë: Pa drejtësi për sulmet në Kosovë, s’ka partneritet

Trazirat në 2023, NATO “ngrin” afrimin me Serbinë: Pa drejtësi për sulmet në Kosovë, s’ka partneritet

Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi

Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

Hamza dhe ambasadori gjerman flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

Hamza dhe ambasadori gjerman flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën