Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, së bashku me drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT).
Gjatë takimit, të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit./teve1.info/








