TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Familja Morina simbol i dhimbjes dhe qëndresës për liri

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Familja Morina simbol i dhimbjes dhe qëndresës për liri

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Kastriotit, Halil Thaçi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për katër të rënët e familjes Morina, Fejzullah Morina dhe tre djemtë e tij, Lavdimi, Fidaimi dhe Shkëlzeni që u mbajt sot në Milloshevë.

Haxhiu theksoi se, edhe pas më shumë se një çerek shekulli, dhimbja mbetet e gjallë, ndërsa drejtësia ende mungon.

“Edhe pse ka dëshmitarë për atë që ka ndodhur, deri më sot askush nuk është dënuar për këtë krim. Kjo mungesë drejtësie e bën edhe më të rëndë kujtesën për ngjarjen”, tha ajo.

Kryetarja përkujtoi sakrificën e familjes: “Në ato rrethana të vështira për vendin tonë, në kohë lufte, Fejzullahu si prind dhe veprimtar, Lavdimi si luftëtar, ndërsa Fidaimi dhe Shkëlzeni si fëmijë të pafajshëm, dhanë më të shtrenjtën që mund të japë njeriu – jetën e tyre, duke u bërë pjesë e sakrificës së madhe për liri.”

Fidaimi ishte vetëm 14 vjeç dhe Shkëlzeni 10 vjeç. Kryetarja Haxhiu shtoi se fëmijët përbënin mbi 13% të viktimave gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe përgjegjësinë për të mos harruar.

“Fejzullahu na kujton jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe forcën dhe qëndresën që ka karakterizuar familjen Morina dhe popullin tonë në kohë të rënda. Institucionet e vendit kanë detyrim moral që këtë sakrificë ta nderojnë gjithmonë, duke ruajtur kujtesën dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë, me më shumë drejtësi, paqe dhe dinjitet për të gjithë”, theksoi kryetarja Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist për marrëveshje me LDK-në: Do të ketë lajm

​Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist për marrëveshje me LDK-në: Do të ketë lajm

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

Ymeri: Që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i rradhës, si opsion i vetëm është Sheshi

Ymeri: Që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i rradhës, si opsion i vetëm është Sheshi

Takohen Kurti dhe Abdixhiku, a do të arrihet marrëveshja kësaj radhe?

Abdixhiku: Konstituimi i Kuvendit nuk duhet të vonohet, LDK nuk pranon taktika negociuese

Abdixhiku: Konstituimi i Kuvendit nuk duhet të vonohet, LDK nuk pranon taktika negociuese

IHK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

IHK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Raportohet se Abdixhiku dhe Kurti do të takohen sërish sot në Kuvend

Raportohet se Abdixhiku dhe Kurti do të takohen sërish sot në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën