Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kalurën në Kosovë.
“Në këtë takim, ministrja Haxhiu informoi z. Salvioli, për iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria në adresimin e krimeve të luftës duke theksuar në veçanti hartimin e Strategjisë për Drejtësi Trancionale, themelimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ngritjen e kapaciteteve për adresimin e krimeve të luftës në sistemin e drejtësisë, si dhe përmirësimin e legjislacion që mundëson gjykimin e këtyre krimeve në mungesë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ministrja Haxhiu ka theksuar se adresimi i i krimeve të luftës dhe drejtësia tranzicionale mbeten prioritete të Qeverisë.
“Ministrja Haxhiu theksoi se adresimi i krimeve të luftës dhe drejtësisë tranzicionale mbetet ndër top prioritet e Ministrisë së Drejtësisë, duke pasur në qendër viktimat, përvojat dhe nevojat e tyre”, thuhet tutje./teve1.info./