TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hashani: Pediatria në QKMF-në e kryeqytetit brenda pak vitesh do të mbyllet

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Ultrazëri i radiologjisë në QKMF-në e Prishtinës jashtë funksionit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë që nga 1 marsi, pediatria do të funksionojë me vetëm një ndërrim nga ora 07:00, deri në orën 15:00. Kjo për shkak se një pediatre do të dal në pension gjatë këtij muaji. Ndërkaq, si pasojë e mungesës së pediatërve të specializuar dhe në bazë të udhëzimit administrativ, në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor, nuk mund të ketë zëvendësime të reja.

Kështu thotë kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani.

Ai tregon se parashihet që pediatria në QKMF-në e kryeqytetit brenda pak vitesh të mbyllet si njësi, derisa tregon se aktualisht janë tre pediatria specialistë dhe një shefe e pediatrisë, e që sipas tij, në asnjë rrethanë nuk mund t’i mbulojnë dy ndërrime.

Hashani theksoi se kanë njoftuar që në fillim të vitit, se nga 1 marsi, pediatria do të funksionojë me vetëm një ndërrim.

“Në konceptin e mjekësisë familjare të paraparë që nga viti 2000, nuk parashihet që në kujdesin parësor të ketë specializime të tjera. Me përjashtim të mjekësisë familjare, pra të mjekut familjar, të radiologut në vendet ku ka radiografi ose ku bëhen incizimet imazherike, stomatologët dhe ata të preventivës…gjithashtu edhe në vendet ku ka maternitete, në qendrat e mjekësisë familjare, që janë të inkorporuara edhe maternitetet, aty ka gjinekologë dhe pediatërë…Mirëpo, jo në të gjitha QKMF-të, ekzistojnë këto qendrat e shëndetit të gruas që quhen me shkurtesë. Sa i përket pediatrisë tek ne, ne veç kemi njoftuar, meqë një pediatre tani del në pension në shkurt, dhe kemi njoftuar që nga fillimi i këtij viti, që më një mars do të fillojë që njësia e Pediatrisë, e cila është në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të punojë nga ora 07:00 deri në ora 15:00, me qëllim që të vazhdohet t’u ofrohet shërbim pacientëve. Kjo për shkak të mungesës së pediatërve. Ne momentalisht i kemi tre pediatërë specialistë dhe një shefe në pediatri që në asnjë rrethanë nuk mund ta mbulojmë me dy ndërrime dhe me shtatë ditë të javës”, tha Hashani.

Ndër të tjera, Hashani potencoi se si pasojë e mungesës së specializimeve nga pediatria dhe në pamundësi për të pranuar pediatër të ri për shkak të legjislacionit në fuqi, QKMF-ja, do të punojë shtatë ditë të javës me një ndërrim nga ora 07:00, deri në orën 15:00.

Hashani theksoi se shumë shpejtë do të pensionohet edhe dermatologu, internisti dhe reumatologu.

Ai shtoi se ky vendim është marrë që nga viti 2000 dhe është në bazë të librit të verdhë, ku janë bërë politikat shëndetësore të pasluftës, sipas së cilave specializimet të cilat gjenden në kujdes parësor, të vazhdojnë të punojnë aty ku kanë punuar deri në pensionim.

“Për këtë arsye në mungesë të specializimeve nga pediatria dhe në mungesë të mundësisë për të pranuar pediatër të ri për shkak të legjislacionit në fuqi. Meqë edhe në udhëzim administrativ, por edhe me ligj në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor, nuk mund të pranojmë specializime tjera. E njëjta ka ndodhur edhe me specialistët e mjekësisë së punës. Por, në të ardhmen ne vetëm muajin janar, kemi edhe pensionimin e dermatologut të fundit këtu në QKMF, ndërsa e kemi edhe internistin e reumatologun, të cilët shumë shpejtë do të pensionohen. Ky koncept që nga viti 2000, është marrë vendim, ka qenë edhe në bazë të librit të verdhë, ku janë bërë politikat shëndetësore të pasluftës që deri në pensionim specializantët të cilat gjenden në kujdes parësor, të vazhdojnë të punojnë aty ku kanë punuar”, theksoi Hashani.

Përveç këtyre, Hashani potencoi se në bazë të rrethanave, pediatria brenda 5-6 vjetëve, do të mbyllet tërësisht si njësi.

Ai potencoi se koncepti i Mjekësisë Familjare duhet të fillojë të implementohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe QKMF-në.

“Ne e kuptojmë shqetësimin e qytetarëve por duhet marrur parasysh, Prishtina i ka disa pediatërë, 3-4 pediatërë i kanë mbetur, edhe këta nuk kanë të mjaftueshëm edhe për 200 mijë, 300 mijë, 500 mijë banorë sa aktualisht i ka Prishtina. Këtë privilegj ose përparësi e ka pasur vetëm QKMF-ja, nëse e quajmë përparësi. Ndërsa, qendrat e tjera nuk e kanë, duhet të kuptojmë që koncepti i Mjekësisë Familjare duhet të fillojë të implementohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe QKMF-në. Andaj edhe ne nuk e ndërpremë punën, puna vazhdon me një ndërrim, dhe pacientët të cilët kanë nevojë që të kontrollohen, e kanë mundësinë nga ora 07:00, deri në ora 15:00 të bëjnë këtë vizitë, për shkak të mungesës së specialistëve të pediatrisë, veç pensionohen. Vitin e ardhëm do të kemi pensionim prapë, kështu vazhdon deri, brenda 5-6 vjetëve do të mbyllet sigurisht edhe si njësi”, tha Hashani.

Ndërkaq, sipas nenit 15 të udhëzimit administrativ në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor, profesionistët shëndetësor që ofrojnë shërbime shëndetësore në IKPsh janë: specialist i Mjekësisë Familjare, Doktor i Mjekësisë, Doktor i Stomatologjisë, Specialist i Pedodoncisë dhe preventivës, farmacist i diplomuar, Specialist i Biokimisë klinike, Infermier i/e diplomuar, mami e diplomuar, teknik laborant, teknik i farmacisë, radiologu e të tjerë.

Tutje, në këtë nen thuhet se në QKMF-të, ku funksionon materniteti, është i domosdoshëm Gjinekologu dhe Neonatologu ose Pediatri, derisa potencohet se punën vazhdojnë në KPSh, si konsulent të Mjekëve Familjarë deri në pensionim./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Partitë nuk ndërrojnë qëndrime, fajësojnë njëra tjetrën

Partitë nuk ndërrojnë qëndrime, fajësojnë njëra tjetrën

A është i sigurt Ujmani për larje të qytetarëve?

A është i sigurt Ujmani për larje të qytetarëve?

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

“Kosto e jetës është rritur”punëtorët e KOSTT-it kërkojnë rritje të pagave

“Kosto e jetës është rritur”punëtorët e KOSTT-it kërkojnë rritje të pagave

Partitë nuk ndërrojnë qëndrime, fajësojnë njëra tjetrën

Partitë nuk ndërrojnë qëndrime, fajësojnë njëra tjetrën

A është i sigurt Ujmani për larje të qytetarëve?

A është i sigurt Ujmani për larje të qytetarëve?

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

“Kosto e jetës është rritur”punëtorët e KOSTT-it kërkojnë rritje të pagave

“Kosto e jetës është rritur”punëtorët e KOSTT-it kërkojnë rritje të pagave

Tërdevci për garën PDK-Lladrovci: Grupe të ndryshme të interesit, nuk janë alternativë

Tërdevci për garën PDK-Lladrovci: Grupe të ndryshme të interesit, nuk janë alternativë

Ibër Lepenci: Pllashniku u largua nga puna për sjellje kërcënuese, jo për veprime politike  

Ibër Lepenci: Pllashniku u largua nga puna për sjellje kërcënuese, jo për veprime politike  

Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X