TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hashani: Ekonomia e vendit ka ngecur në nivel zhvillimi të pasluftës, qeveria të marrë masa sa më shpejtë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Hashani: Ekonomia e vendit ka ngecur në nivel zhvillimi të pasluftës, qeveria të marrë masa sa më shpejtë

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani ka deklaruar se ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi i cili pak a shumë është në trendet e pas luftës. Ai derisa ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyje urgjentisht duke krijuar një mjedis të barabartë që të operojnë bizneset, thotë se shqetësuese për vendin mbetet edhe ulja e investimeve kapitale.

Hashani në një intervistë për KosovaPress, thotë se pavarësisht normës së rritjes ekonomike, vendi ka ngecur me një grackë, dhe nuk po arrihet të adresohen problemet e rëndësishme që ka Kosova. Derisa kërkon nga institucionet që të përkahin më shumë sektorin prodhues, në këtë drejtim të fuqizohet edhe ekonomia e Kosovës.

“Ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi, i cili është pak a shumë në trendët e pas luftës. E kjo normë e rritjes ekonomike, edhe pse është më e madhe se vendet tjera të rajonit, është e pamjaftueshme për t’i adresuar problemet e rëndësishme që Kosova ka. Jemi me një grackë të vendit me të ardhura mesatare që nuk po arrimë të dalim prej kësaj gracke dhe fatkeqësisht nuk po arrimë të mobilizojmë investime të mjaftueshme qoftë prej sektori publik, i cili e ka ekzekutimin e investimeve kapitale relativisht të ulët, e kjo drejtpërdrejt ndikon edhe te sektorët ku qeveria është blerës i rëndësishëm, por edhe investimet te vet sektori privat, të cilat do të mund të rrisnin investimet në ata sektorë në të cilët Kosova ka më shumë nevojë në këtë rast prodhimi, për të përmirësuar disa disbalance makroekonomike me të cilat përballen”, deklaron Hashani.

Duke folur për ekonominë e vendit, Hashani derisa tregon se çfarë hapa duhet të ndërmerr qeveria, shton se në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit.

“Qeveria mund të ndërhyjë në dy mënyra, e para është duke krijuar një mjedis të barabartë që të operojnë bizneset. Pra, ku ka siguri edhe juridike dhe institucionale, pra, ka parashikueshmëri, bizneset e dinë çka të presin prej institucioneve. Dhe e dyta kur qeveria i kanalizon mirë dhe në mënyrë efikase investimet që i ka në dorë të veta. Çka kemi vërejte në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit. Kjo mandej po zvogëlohet edhe më tej kur po arrin tek ekzekutimi. Pra, investimet kapitale edhe pse planifikohen ato nuk po ekzekutohen, këto janë gjitha mjete financiare që ishin fut në qarkullim edhe për rrjedhojë kishin përmirësuar edhe qarkullimin e bizneseve”, shprehet Hashani.

Në anën tjetër, Hashani nënvizon se edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë akoma në fuqi po i bëjnë dëme ekonomisë së vendit, pasi sipas tij, dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë.

“Masat që janë të vendosura prej BE-së, tashmë është bërë më shumë se një vit që ende janë në fuqi. Ato kanë ndikim edhe të drejtpërdrejt, për arsyeje se pezullohen një pjesë e programeve kornizë përmes të cilave BE ndihmon dhe mbështet projektet në Kosovë. Por, dëmi më i madh që vjen prej këtyre masave është se ato dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë, për faktin se një vend i cili është nën masa të BE-s, sigurisht se analizohet edhe më tutje prej investitorëve potencial në Kosovë. Vendosja e masave sigurisht se ka qenë e padrejtë, marrë parasysh gjithë kontekstin politik, mirëpo më problematike është fakti se ato po vazhdojnë të mbesin në fuqi”, thotë Hashani.

Për të përmirësuar situatën në klimën e të bërit biznes, Hashani thotë se duhet të insistohet që të ulet sa më shumë informaliteti dhe evazioni fiskal, e po ashtu edhe përmirësimi i sistemit gjyqësor.

“Duhet të insistohet që të ulet sa më shumë informaliteti dhe evazioni fiskal për arsyeje se ato sipas studimeve që në vazhdimësi i bëjmë me sektorin privat, rezultojnë të jenë burim i rëndësishëm i konkurrencës së pandershme në treg dhe për rrjedhojë kjo krijon një mjedis në të cilin bizneset ose hezitojnë të investojnë, ose thjesht edhe ato fillojnë të përdorin masa të njëjta që t’i ikin tatimit ose të kontribuojnë në rritjen e informalitetit. E dyta, është përmirësimi i sistemit gjyqësor për arsyeje se në një mjedis ku nuk zbatohet me efikasitet kontratat, rritet pasiguria e operimit, dhe rritet kjo, edhe tkurren investimet, por edhe dekurajohen investitorët potencialisht të jashtëm”, përfundon Hashani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën