TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hasani: Faktorët politikë nuk e shpjegojnë rezultatin e 28 dhjetorit, as sanksionet e as dialogu nuk ndikuan në votë

by TËVË 1
1 muaj ago
1
A A
Hasani: Faktorët politikë nuk e shpjegojnë rezultatin e 28 dhjetorit, as sanksionet e as dialogu nuk ndikuan në votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e lidhur rritjen e votës për disa subjekte politike me shpërndarjen e parave “nën dorë”.

Sipas Hasanit, rezultati zgjedhor nuk mund të shpjegohet në mënyrë racionale përmes zhvillimeve shoqërore apo politike, pasi, siç tha ai, nga shkurti deri në dhjetor nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që do ta justifikonte një rritje kaq të madhe të votës.

“Rezultati i fundit zgjedhor, po të ishte racional siç e interpretojnë atëherë votuesi do të ishte i përndritur dhe shumë racion dhe unë jam i bindur që përmbi 300-400 milionë që janë dhënë, është faktori kryesor që ka bë diferencën në rritjen e votës, sepse nuk ka pasur nga shkurti në dhjetor asnjë zhvillim tjetër shoqëror”, deklaroi Hasani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se rritja prej rreth 10 për qind, apo edhe më shumë në shifra absolute, është e pashpjegueshme pa përfshirjen e mjeteve financiare, duke përmendur se përveç shumave publike, ka pasur edhe para të shpërndara në mënyrë të fshehtë.

Hasani tha se për raste të tilla ka dëgjuar edhe nga të afërmit e tij, veçanërisht në Mitrovicë, duke theksuar se hetimi i këtyre pretendimeve u takon organeve kompetente.

“Në Mitrovicë janë gjithnjë, dhe këtë më kanë thënë njerëzit akraba e familjarë, por që për këtë çështje është punë e organeve që mua s’më intereson, por e besoj atë, sepse ka qenë edhe në të kaluarën. Dallimi është që ne gjithmonë e kemi thënë që e po e besojmë me dorë të pastra”, tha ai.

Ish-kryetari i Kushtetueses hodhi poshtë edhe narrativat se rezultati zgjedhor lidhet me heqjen e sanksioneve apo zhvillimet në dialogun strategjik, duke i cilësuar këto si çështje elitare që nuk ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e votuesve.

“Po të thuash që vota është fituar se janë hequr sanksionet, ju e dini që këtu nuk ka pasur asnjë ndjeshmëri për sanksione, as prej pushtetit e as prej votuesit në asnjë mënyrë e fazë, s’ka ndikuar as dialogu strategjik këto janë probleme elitike, që elita i debaton e i analizon e te to ndikon – nuk janë probleme që kanë çu peshë për votë as këtu, as në Shqipëri, as askund”, deklaroi Hasani. /teve1.info/

Tags: Enver HasaniGjykata Kushtetueserezultati i 28 dhjetoritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën