Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,të hënën është takuar me me kongresmenët, Gary Palmer, Andy Harris, Brad Knott, si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë.
“Shteti mbahet me miq”, ka shkruar ai./teve1.info/