Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë” Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.
Haradinaj në Facebook tha tutje se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit të Kosovës.
“Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponsorizuar nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj.