Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin.
Haradinaj së bashku me familjarë e miq ka nderuar veprën heroike të luftëtarëve të UÇK-së në Gllogjan e Maznik.
“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka shkruar ai.
Ai thotë se heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike.
“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, tha Haradinaj. /teve1.info/







