TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime u dëshmua se energjia nuk negociohet

by TËVË 1
3 muaj ago
4
A A
Haradinaj: Gjatë qeverisjes sime u dëshmua se energjia nuk negociohet

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar qasjen e tij ndaj sektorit energjetik gjatë mandateve qeverisëse, duke theksuar se energjia elektrike ishte trajtuar si çështje strategjike për shtetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se në kohën e qeverisjes së tij, siguria energjetike kishte qenë prioritet i drejtpërdrejtë institucional.

Haradinaj ka vlerësuar se gjatë asaj periudhe, furnizimi me energji mbështetej kryesisht në prodhimin vendor, gjë që, sipas tij, ndikoi në çmime më të përballueshme për qytetarët dhe varësi më të vogël nga importet.

Ai ka përmendur edhe forcimin e menaxhimit në sektor, ruajtjen e rolit strategjik të KEK-ut dhe stabilizimin e prodhimit nga termocentralet ekzistuese.

“Gjatë asaj qeverisjeje: -Çmimet për qytetarët ishin më të përballueshme, sepse energjia prodhohej brenda vendit, jo e varur nga importet e shtrenjta -U vendos drejtim i qartë për siguri energjetike dhe prodhim vendor -U ndal degradimi institucional i sektorit dhe u rikthye serioziteti në menaxhim -KEK-u u trajtua si aset strategjik shtetëror, jo si ndërmarrje për eksperimente politike- -Prodhimi vendor nga Kosova A dhe Kosova B mbulonte pjesën dërrmuese të konsumit -Importi i energjisë ishte dukshëm më i ulët krahasuar me vitet e mëvonshme -U licencuan dhe u mbështetën projekte në energji diellore dhe të erës, duke diversifikuar burimet e prodhimit”, ka thënë ai teksa ka shtuar se janë marrë edhe veprime për të ardhmen: “-U hap rruga për kapacitete të reja prodhuese, si bazë afatgjatë e sigurisë energjetike të Kosovës -Filloi implementimi i projektit për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova C”, si nevojë strategjike për stabilitet energjetik -U trajtua seriozisht projekti i gazit amerikan, si alternativë moderne dhe më e pastër për furnizim energjetik -U planifikua ndërtimi i termocentralit të ri me thëngjill, mbi parime të sigurisë dhe pavarësisë energjetike”, ka shkruar ai në Facebook.

Tags: AAKramush haradinajTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën