TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Haradinaj: Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se dita e djeshme ka konfirmuar fuqinë politike dhe stabilitetin e këtij subjekti, duke e vlerësuar si një rezultat të madh dhe një dëshmi të modelit të suksesshëm të qeverisjes që sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjitha institucionet për organizimin e zgjedhjeve me standarde të larta demokratike dhe ka shprehur mirënjohje për aktivistët dhe strukturat e AAK-së, veçanërisht për ata në Diasporë, të cilët u angazhuan me përkushtim.

“Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, dhe do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që mbështetën AAK-në, duke theksuar se ky rezultat është një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell përmirësime të prekshme për qytetarët.

“Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më shumë për t’u shërbyer atyre dhe do të vazhdojmë të avancojmë dhe reformohemi për zgjedhjet e ardhshme”, shtoi ai.

Haradinaj gjithashtu shprehu falënderime për kryetarët e komunave që udhëhoqën AAK-në dhe që ishin pjesë e suksesit, duke përmendur Ardian Gjinin në Gjakovë, Bali Muharremajn në Suharekë, Bashkim Ramosajn në Deçan, Smajl Latifin në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë.

“Ju treguat se jeni vlera e vazhdimësisë së transformimit të komunave që qeverisni, me punë konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme për çdo qytetar,” përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

35 të vdekur nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit

Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Moti sot

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën