TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu thekson rëndësinë për drejtësinë dhe qytetarët

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu thekson rëndësinë për drejtësinë dhe qytetarët

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykata Administrative e Kosovës, duke e cilësuar nisjen e funksionimit të saj si një hap të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Ajo theksoi se pesha e kësaj gjykate nuk qëndron vetëm në themelimin e saj formal, por në ndikimin që do të ketë në përditshmërinë e qytetarëve dhe në rritjen e besimit ndaj institucioneve.

“Fillimi i punës së Gjykatës Administrative padyshim është ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve. Në zyrat, në shtëpitë ku qytetarët presin përgjigje. Në familjet që varen nga një vendim në punën e përditshme të administratës dhe në besimin që njerëzit kanë në raport me shtetin dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Më tej, Haxhiu theksoi se vendimet administrative kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe se krijimi i kësaj gjykate synon të garantojë një trajtim më të drejtë dhe më të shpejtë të rasteve.

“Kur e kemi nisur këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur para vetes një problem të njohur, shteti vendos kurse qytetari shpesh detyrohet të presë gjatë për ta kuptuar nëse vendimi i një institucioni është i drejtë apo i ligjshëm. Në një Republikë demokratike, vendimi i administratës nuk mund ta lë qytetarin pa rrugë. Edhe sot në një kapacitet tjetër, e shoh këtë gjykatë me të njëjtën bindje, reforma pra nuk matet me momentin kur shkruhet në ligj por atëherë kur qytetari fillon ta ndjej në jetën e vet. Sot me hapjen e Gjykatës Administrative uroj fort që qytetari ta ndjej dorën e shtetit dhe uroj që çdo dorë që prek jetën e qytetarit të jetë e kujdesshme, e matur dhe e përgjegjshme”, tha Haxhiu./teve1.info/

Tags: Albulena Haxhiudrejtesigjykata administrativeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Flora Brovina hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur

Kusari-Lila: Flora Brovina hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

Prishtina humb ndeshjen me Pejën me rezultat zyrtar

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza: Së shpejti e konkretizojmë në Kuvend – Çfarë po paralajmëron PDK për Gjykatën Speciale?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën