TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet Pavijoni i Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia

by teve1
1 orë ago
0
A A
Hapet Pavijoni i Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia

Pavijoni i Republikës së Kosovës u hap zyrtarisht më 6 maj 2026 në kuadër të edicionit të 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, duke prezantuar veprën “Hard Teeth” (“Dhëmbë të Fortë”) të artistit Brilant Milazimi.

Projekti është kuruar nga José Esparza Chong Cuy, ndërsa komisionere është Hana Halilaj, në përfaqësim të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pavijoni është vendosur në kishën Santa Maria del Pianto, duke shënuar aktivizimin e parë kulturor të kësaj hapësire pas më shumë se gjysmë shekulli.

“E projektuar nga Francesco Contin dhe e përfunduar në vitin 1658, kisha e vendos ekspozitën brenda një historie më të gjatë të ndërprerjeve dhe rikuperimit. Hard Teeth shpaloset si një pikturë panoramike 17-metërshe që paraqet një varg të zgjatur trupash në një gjendje pritjeje që duken njëkohësisht të brishtë dhe këmbëngulës, duke mbajtur tension në qetësi. Vepra reflekton mbi pritjen si një kusht që strukturon jetën nëpër gjeografi të ndryshme, duke evokuar radhë të formuara nga lufta, zhvendosja dhe kontrollet burokratike si një eksperiencë e përbashkët globale. Ekspozita “Dhëmbë të Fortë” shoqërohet nga një punë tingullore e kompozuar nga Liburn Jupolli”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e hapjes mblodhi artistë, kuratorë, përfaqësues institucionalë dhe publik ndërkombëtar, duke e kthyer pavijonin e Kosovës në një pikë takimi dhe shkëmbimi kulturor brenda kuadrit të Bienales së Venecias.

Pjesëmarrja e Kosovës në La Biennale di Venezia vazhdon të forcojë prezencën e artit bashkëkohor kosovar në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur një vijimësi të dukshme të angazhimit kulturor ndër vite.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ: 22 parti dhe 3 koalicione në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Dallaveret me njëhsorë, 35 mijë euro gjobë KEDS-it

Dallaveret me njëhsorë, 35 mijë euro gjobë KEDS-it

​IKSHPK qetëson qytetarët, rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

​IKSHPK qetëson qytetarët, rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen vetëm me nga 5 mijë euro gjobë nga Gjykata e Prizrenit

Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen vetëm me nga 5 mijë euro gjobë nga Gjykata e Prizrenit

​Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në

​Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Pejë, një i lënduar

Haxhiu dekreton ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Haxhiu dekreton ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën