TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ: 22 parti dhe 3 koalicione në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 22 parti politike dhe tri koalicione janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Afati për deklarimin e pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje, si dhe për regjistrimin e koalicioneve, ka përfunduar më 7 maj në mesnatë. Ky proces u ka vlejtur vetëm 53 partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, 22 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa janë regjistruar edhe tri koalicione të përbëra nga nëntë parti politike. Po ashtu, nëntë parti kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Në mesin e partive që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, si dhe disa subjekte të komuniteteve joshumicë dhe parti të tjera më të vogla politike.

Koalicionet e paraqitura deri tani janë: Koalicija VAKAT, koalicioni “Ashkalitë e Bashkuar” dhe koalicioni i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, që do të garojë me emrin “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Ndërkohë, në mesin e partive që kanë njoftuar mospjesëmarrjen janë Aleanca Kosova e Re, Nisma Socialdemokrate, Partia e Drejtësisë dhe disa subjekte të tjera politike.

Sipas KQZ-së, procesi i njoftimit për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje dallon nga procesi i certifikimit të subjekteve të reja politike dhe dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë.

“Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Elezi ka njoftuar se dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.”/teve1.info/

Tags: koalicioneKQZpartite politikeTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë brenda kësaj jave ndaj Trepçës

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë brenda kësaj jave ndaj Trepçës

Një qen futet në fushë, ndërpritet ndeshja Maqedoni e Veriut – Skoci

Një qen futet në fushë, ndërpritet ndeshja Maqedoni e Veriut – Skoci

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

Anglia ka shënuar një fitore të thellë 7-0 ndaj Kroacisë në Rijekë

Anglia ka shënuar një fitore të thellë 7-0 ndaj Kroacisë në Rijekë

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën