TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hapet muzeu i fëmijëve të luftës – çka përmban “Loja e Ndërprerë”?

Sot Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Humanitare në Kosovë, ka hapur dyert e Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Kosovë. Ky muze u tha se ka për qëllim të dokumentojë dhe të ruaj rrëfimet më personale të njerëzve që gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë fëmijë. Se cfarë u ekspozua aty, e zbulon storia në vazhdim.

nga Fidan Zejnullahu
22 Janar, 2025
2
A A

Tenda u improvizua në vitin 2025.

Por, brendësia e saj të kujton ngjarjet e plot 26 vjetëve më parë.

Në këtë formë, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Humanitare në Kosovë, përjetimet e refugjatëve kosovarë në Bllacë, i solli në Prishtinë.

“Tenda është një simbol i pjesës dërmuese të kujtesës së njerëzve që e kanë përjetuar luftën, sidomos të fëmijëve dhe ky është një element tjetër që kemi dashtë më shpërfaqë përmes kësaj ekspozite dhe muzeut në përgjithësi. 1:25 Gurët që po i shohim këto dhe mbi të cilët po ecim, janë marrë nga Bllaca”, thotë Marigona Shabiu- drejtoreshë ekzekutive në YIHR.

Por, kjo tendë nuk është i vetmi simbol që u bë pjesë e Muzeut të Fëmijëve të Luftës.

Dyert e muzeut “Loja e Ndërprerë” u hap të mërkurën për vizitorët.

Por, cili është qëllimi i muzeut që mblodhi kujtimet e fëmijëve të luftës në Kosovë?

“Ka për qëllim të dokumentojë dhe të ruaj storiet, rrëfimet më personale të njerëzve që kanë qenë fëmijë gjatë kohës së luftës. Në mënyrë që të nxjerrim një perspektivë tjetër, një nuancë tjetër asaj historie të tmerrshme që e kemi jetuar”, tregon Shabiu.

Në këtë muze vizitorët patën rastin ta shohin edhe këtë dritare.

Kjo e fundit u mbulua me batanije.

Arsyen për këtë, e zbuloi drejtoresha e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat Humanitare, Marigona Shabiu.

“Kjo dritare e simbolizon ikjen, fshehjen, sigurinë e brishtë që ka ekzistuar në atë kohë, e sidomos për fëmijët që kanë qenë duke jetuar momente tmerri e luftë. Kujtojmë që në të gjitha familjet për t’u ruajtur nga rreziqet e jashtme që vinin nga forcat e ushtrisë e policisë serbe, ata që kanë qëndruar në shtëpi, i kanë mbyllur dritaret gjatë natës në mënyrë që asnjë dritë të mos depërtojë jashtë”, thotë ajo.

Muzeu “Loja e Ndërprerë” ndodhet në rrugën “Ardian Krasniqi” në Prishtinë.

Tags: Muzeu i femijve te luftesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X