Është lansuar sot forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përcjell teve1.info
Ai ka treguar se nga ky subvencion do të mund të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro në muaj për anëtar.
Linkun për aplikim mund ta gjeni KËTU.
Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, i cili u prezantua të martën në qeveri, do t’i ndihmojë familjet e cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë.
Postimi i tij i plotë:
Lansohet edhe forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
Linku:
https://see.rks-gov.net
Sigurohuni që të dhënat janë të sakta, e sidomos shifra e konsumatorit (njehsorit të energjisë elektrike) sepse subvencioni do të bëhet direkt në faturë.
Kush mund të përfitojë?
Të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro/muaj/anëtar, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim.
Pra nëse një familje ka 4 anëtarë dhe ka të ardhurat mujore më pak se 600 euro/muaj, mund të aplikojë për subvencion. Nëse familja ka 5 anëtarë duhet të ketë të ardhura më pak se 750 euro/muaj për t’u kualifikuar, e kështu me radhë.
Sa është shuma e subvencionit?
Shuma e subvencionit të plotë shkon deri në 900 kWh/vit për një anëtar, dhe do të jetë e shpërndarë nëpër muajt e dimrit.
Nëse një familje 4-anëtarëshe ka 300 euro të ardhura mujore, mund të përfitojë gjysmën subvencionit, pra 450 kWh/vit për anëtar.
Nëse familja nuk ka fare të ardhura, atëherë mund të përfitojë subvencionin e plotë prej 900kWh për anëtar.
Me fjalë tjera, sa më pak të ardhura të ketë familja, aq më e lartë është vlera e subvencionit, e që mund të shkojë deri në 900kWh/vit/anëtar.
Në rast se familjet nuk kanë qasje në internet, apo kanë vështirësi të aplikojnë, mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale për udhëzime dhe ndihmë.