TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

by TËVË 1
3 muaj ago
0
A A
Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka ritheksuar premtimin për rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të kryeministrit në detyrë dhe kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka vënë në dyshim realizueshmërinë e premtimeve elektorale të PDK-së, përfshirë uljen e tatimeve dhe rritjen e shpenzimeve publike.

Hamza ka deklaruar se programi i PDK-së mbështetet në përvojë konkrete qeverisëse dhe në politika që, sipas tij, kanë dhënë rezultate të prekshme në të kaluarën.

Ai ka përmendur vendimet e marra gjatë qeverisjes së PDK-së, duke theksuar uljen e tatimit në fitimin e korporatave dhe tatimit në të ardhurat individuale në vitin 2009.

“Kur mungon vizioni dhe guximi për vendimmarrje, atëherë mendohet se as të tjerët nuk munden t’i bëjnë këto gjëra. Ne jo vetëm që i kemi ditur, por edhe i kemi realizuar. Në janar të vitit 2009 i kemi ulur tatimet në fitimin e korporatave nga 20 në 10 për qind dhe tatimin në të ardhurat individuale nga 20 në 10 për qind për shkallën e lartë”, ka deklaruar Hamza.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza ka deklaruar se qeveria që ai synon të udhëheqë do të jetë partnere e bizneseve.

“Pa sektor privat të fortë nuk ka zhvillim të shtetit. Ne do t’i mbështesim bizneset të rriten, të investojnë dhe t’i rrisin pagat për punëtorët. Programi ynë parasheh tatim sipas fitimit real për qarkullim deri në 30 mijë euro dhe grante deri në 30 për qind për rritje, zhvillim dhe investime të reja,” ka shkruar Hamza.

Përveç rritjes së pagave, Hamza ka premtuar edhe rritje prej 50 për qind të pensioneve, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe forcimin e sigurisë sociale në vend.

Tags: bedri hamzapdkTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën