TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia do ta hapë fushatën zgjedhore në Ferizaj në ora 20:00.

Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK po hyn në fushatë me respekt për qytetarët dhe besim në demokraci, duke kërkuar një garë të barabartë dhe fer.

“Përdorimi i resurseve shtetërore dhe i parasë publike në funksion të zgjedhjeve dhe maksimalizimit të votës për partinë në pushtet nuk është gjë e duhur. Kjo nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar Hamza.

Ai prezantoi edhe pikat kryesore të programit qeveritar të PDK-së, duke theksuar uljen e tatimeve dhe çmimeve, si dhe rritjen e pagave.

Hamza premtoi rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve, duke e cilësuar si masë të përhershme dhe të qëndrueshme.

“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme, jo vetëm në kohë fushatash”, tha ai.

Sipas tij, kjo rritje nënkupton edhe përfitime të konsiderueshme për punëtorët e sektorit publik gjatë vitit.

Ai shtoi se rritje prej 50 për qind do të ketë edhe për pensionet dhe përfitimet sociale për të gjitha kategoritë, përfshirë pensionistët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, personat me aftësi të kufizuara dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Hamza theksoi se asnjë kategori nuk do të detyrohet të zgjedhë mes përfitimeve dhe se për familjet e dëshmorëve nuk do të ketë pagesa më të ulëta se 250 euro.

Tags: bedri hamzakonferencpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

SPAK me njoftim zyrtar për Ballukun: I komunikuan akuzën për korrupsion

SPAK me njoftim zyrtar për Ballukun: I komunikuan akuzën për korrupsion

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Synimet e mëdha të Muçit me Trabzonsporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën