tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Haliti: Masat e BE-së s’kanë të bëjnë me dialogun

tëvë1 nga tëvë1
19/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën nuk kanë të bëjnë me procesin e dialogut.

Sipas Halitit, këto masa janë vendosur për shkak të situatës në katër komunat veriore në Republikën e Kosovës.

“Masat nuk kanë të bëjnë me dialogun, masat janë për situatën në veri në katër komunat veriore, s’ka të bëjë me procesin e dialogut, mos t’i përziejmë këto dy gjëra. Çështja e zgjedhjeve s’ka të bëjë me bisedimet në Bruksel, çështja e shkuarjes në zgjedhje në komunat veriore është çështje e ndarë. Edhe masat kanë ndodhë shkaku i situatës në komunat veriore”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kurse sa i përket kritikave ndaj qeverisë për moskoordinim me faktorin ndërkombëtarë, deputeti i VV-së, tha “unë po besoj që i kemi dëgjuar mjaftueshëm”.

Madje sipas tij, shteti i Kosovës nuk ka bërë asnjë hap të papranueshëm që të shtyejë partnerët ndërkombëtarë që të vendosin masa.

“Bile për katër komunat veriore, ju e dini mirëfilli se nëse kthehemi në kronologji të ngjarjes e shohim se janë të njëjtit partnerë ndërkombëtarë, shtyerja e zgjedhjeve, afati shtesë për regjistrimin e partive serbe, organizimi i zgjedhjeve në mënyrë demokratike pa asnjë incident të vetëm, pranimi i atyre rezultateve të zgjedhjeve, pranimi i kryetarëve të ri, mirëpo tash… këtu e shohim që Kosova nuk ka bërë asnjë hap të papranueshëm ose që ka shty partnerë ndërkombëtarë që të vendosin masa”, shtoi Haliti.

Ndryshe, masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kështu i tha REL një burim në Bruksel, që shtoi se për çështjen e masave, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator./teve1.info./

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

04/10/2023

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

04/10/2023

Prokuroria ngrit aktakuzë për dhunim seksual gjatë luftës

04/10/2023

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.