Një person ka raportuar më polici se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga aty kanë vjedhur një orë dore, një byzylyk dhe një armë zjarri me dy karikatorë dhe 31 fishekë të kalibrit 9x19mm .
Rasti ka ndodhur në lagjen Qendresa në Prishtinë.
“Lagja Qëndresa, Prishtinë 30.04/01.05.2024-17:10/22:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga aty kanë vjedhur një orë dore, një byzylyk dhe një armë zjarri me dy karikatorë dhe 31 fishekë të kalibrit 9x19mm . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nën hetime.