TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajdari vjen te Kosova pasi realizoi ëndrrën në Bundesligë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Hajdari vjen te Kosova pasi realizoi ëndrrën në Bundesligë

Mbrojtësi Albian Hajdari i bashkohet Kosovës në moment shumë të mirë – pas realizimit të një ëndrre që kishte lidhur me karrierën në futboll.

22-vjeçari të shtunën shënoi golin e parë në Bundesligë. Ai e ndihmoi fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj RB Leipzigut. Për Hoffenheimin është fitorja e katërt rresht në Bundesligë. Leipzigu pësoi humbje po ashtu pas katër fitoreve rresht. Kjo skuadër nuk ishte mposhtur në nëntë ndeshje rresht, përkatësisht që nga 22 gushti kur pësoi 6:0 nga Bayerni. Tetë prej atyre ndeshjeve i kishte fituar.

Por kjo seri e Leipzigut përfundoi të shtunën nga Hajdari, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani dhe lojtarët e tjerë të Hoffenheimit.

“Trajneri na ka përgatitur shumë mirë, jemi ndier mirë”, ka thënë Hajdari pas ndeshjes. “Leipzigu kishte ecuri shumë të mirë, por ne kemi dashur ta përfundojmë atë dhe jemi të lumtur që e kemi arritur këtë. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi të uritur, ambiciozë dhe do të luftojmë deri në fund. Ne kemi vrapuar dhjetë kilometra më shumë se kundërshtarët tanë dhe kjo e bëri gjithë diferencën”, ka shtuar mbrojtësi i ri i Kosovës.

Hajdari iu bashkua Hoffenheimit në verë nga Lugano e Zvicrës. Menjëherë u bë i rëndësishëm. Ndërkohë u bashkua edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ku po ashtu që nga fillimi është shumë i rëndësishëm.

“Jam i lumtur që ia dolëm të fitojmë pikët dhe tani mund të shijojmë ndeshjet ndërkombëtare”, ka thënë Hajdari.

Kosova të hënën e fillon zyrtarisht grumbullimin për ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Të shtunën është ndeshja me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor është ndeshja me Zvicrën në Prishtinë.

Treshja e Hoffenheimit, Hajdari, Avdullahu e Asllani, tashmë është shumë e rëndësishme për selektorin e Kosovës, Franco Foda.

“Si djal i vogël, gjithnjë e kam shikuar Bundesligën dhe sot një ëndërr u bë realitet, duke shënuar golin e parë. Duhet të komplimentojë bashkëlojtarët. Ata më kanë përkrahur dhe nuk më kanë bërë shumë presion”, ka thënë Hajdari.

Ai startoi bashkë me Avdullahun, ndërsa Fisnik Asllani u aktivizua në minutën e 67-të. Asllani asistoi në golin e tretë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia e Kosovës: Një grua në Leposaviq është gjetur pa shenja jete

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana dhe Policia e Kosovës ndalojnë kontrabandën në kufi, kapen mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën