TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Guerot: Kosova mos të ketë frikë nga dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese

nga Tëvë1
16 Nëntor, 2024
0
A A
​Guerot: Kosova mos të ketë frikë nga dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, thotë në një intervistë për KosovaPress, se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është historike. Sipas tij, marrëveshja e arritur në vitin 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian, është ligjërisht e obligueshme dhe sjell gjëra konkrete për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se kjo marrëveshje për Kosovën sjell njohje të integritetit territorial, andaj siç thekson diplomati francez, është në interesin e vet Kosovës që ujdia të zbatohet.

Guerot thekson për KosovaPress, se mbështetja e Francës për një Kosovë të pavarur dhe sovrane nuk ka ndryshuar, dhe është aty si kurrë më parë.

Krahas këtyre, ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese propozimin e Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai thotë se ky draft-statut për Asociacionin, është opsioni më i mirë dhe i vetmi në tavolinë.

Sipas tij, BE-ja konsideron se ky propozim është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo siç deklaron ai, testi më i mirë është dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese dhe më pastaj ky institucion të tregojë se në çfarë mase ky dokument është në përputhje me Kushtetutën. Dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese, ambasadori francez thotë se është kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit është një marrëveshje historike. Ajo sjell shumë gjëra shumë konkrete për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Për Kosovën do të thotë njohje e integritetit territorial, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe elemente të tjera. Pra, është në interesin e Kosovës që kjo marrëveshje të zbatohet, është gjithashtu një angazhim i Kosovës dhe i Serbisë. Ne mendojmë se këto marrëveshje janë ligjërisht të detyrueshme, kanë qenë kur është fjala për pranimin e Serbisë në BE, janë përfshirë në atë që quhet kapitulli 35. Kështu që janë pjesë integrale e diskutimit që ne e konsiderojmë këtë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme edhe për Kosovën, dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kyç për Serbinë por edhe për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane”, thotë ai.

Ambasadori francez deklaron se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, është tregues i shkëlqyeshëm që do t’i përgjigje të gjitha frikësimeve që mund të jenë, kur pyetet për rreziqet se ky dokument mund të krijojë një pushtet të tretë ekzekutiv apo autonomi për komunitetin serb.

Ai thotë se Franca por edhe aleatët perëndimor kanë qenë vendimtarë për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe njohën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Prandaj, siç thotë ai nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë veprim nga ana e tyre që do të kishte ndikim të dëmshëm për Kosovën.

“Është opsioni më i mirë dhe i vetmi opsion në tavolinë. Kështu që mendoj se i vetmi organ që mund të vendosë se në çfarë mase propozimi ynë është në përputhje me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese. Ne inkurajojmë fuqimisht autoritetet e Kosovës që vërtet ta dërgojnë këtë dokument në Gjykatën Kushtetuese…Draft statuti i propozuar nga BE-ja, mendoj se e konsiderojmë plotësisht të pajtueshëm me Kushtetutën. Testi më i mirë siç thashë është dërgimi në gjykatë, që është i vetmi organ që mund të tregojë se deri në çfarë mase është në përputhje me Kushtetutën. Unë mendoj se do të ishte një tregues i shkëlqyer realiteti që do t’i përgjigjej të gjitha frikërave që mund të jenë. Ne kemi qenë vendimtarë, kemi qenë kritikë për të ndihmuar Kosovën në ’99, në njohjen e Kosovës në vitin 2008, dhe mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur dhe sovrane nuk ka ndryshuar fare, ajo është ende aty aq e fortë sa kurrë më parë. Pra, nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë veprim nga ana jonë që do të kishte ndikim të dëmshëm në Kosovë. Jemi të bindur se draft statuti i propozuar nga BE-ja, për asociacionin, ndihmon dhe jemi të bindur që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron ai.

Në anën tjetër, ambasadori Guerot thotë se mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo shton se kusht për këtë është dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe këtu ne jemi absolutisht përkrahës. mendojmë se Kosova duhet të jetë, natyrshëm i takon Këshillit të Evropës. Do të ishte në interesin e të gjithëve. Do të ishte në interes jo vetëm të një interesi diplomatik të Kosovës, do të ishte në interesin e drejtpërdrejtë të popullatës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve. Të komunitetit shqiptar, të komunitetit serb, të çdo individi që do të kishte qasje në gjykatën e të drejtave të njeriut. Jo të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës janë të bindur njësoj. Vendimi nëse Kosova duhet të jetë anëtare apo jo është vendim që merret me votim të qeverive. Ne rekomanduam fuqishëm që qeveria e Kosovës ta dërgonte në gjykatë draft-statutin e AKS-së, duke bërë këtë hap të parë drejt zbatimit të asociacionit. Mendojmë se do të kishte ndihmuar shumë ose do të ndihmonte shumë në votim. Pra, meqë qeveria tregon se nuk e bën këtë të paktën në këtë fazë, diskutimi brenda qeverisë është pezulluar dhe mendoj se kur ta bëjë qeveria këtë, shanset që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës do të jenë shumë më të larta”, thekson ai.

I pyetur për destruktivitetin e Serbisë në procesin e dialogut, ai thotë se është e rëndësishme që të dy vendet të bëjnë hapa pozitiv drejt zbatimit të obligimeve në dialog.

Sipas tij, inkurajimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për riintegrimin e komunitetit serb në institucione në Kosovë është pozitiv.

“Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha vendet të bëjnë gjeste pozitive. Presidenti Vuçiq gjithashtu ka inkurajuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme ose të paktën kështu e kuptoj unë. Gjithashtu ka inkurajuar riintegrimin e tyre apo kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Nga ana jonë e shohim këtë si një sinjal pozitiv dhe ne inkurajojmë institucionet e Kosovës që në kornizën ligjore të Kosovës të punësojë sa më shumë, apo të ketë një numër proporcional të serbëve të Kosovës në institucione”, përfundon ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X