Pep Guardiola do të vazhdoj punën e tij te skuadra e Manchester Cityt edhe për një periudhë.
Klubi anglez ka njoftuar të enjten se Guardiola ka vazhduar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, Guardiolla do të jetë trajneri i Cityt deri në verën e vitit 2027.
Guardiola është në krye të Cityt prej vitit 2016 dhe gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar 18 trofe me skuadrën angleze në të gjitha garat, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.
Në 490 ndeshje të luajtura me Cityn në total, Guardiola ka regjistruar 353 fitore dhe ka shtuar se është shumë i lumtur që do ta vazhdoj punën e tij me këtë skuadër.