TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gruda thotë se qeveria po i shpeshton akuzat me afrimin e zgjedhjeve

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Gruda: Shanset që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës janë të mëdha

Perparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, thotë se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, pushteti është duke i shpeshtuar akuzat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura dhe opozitës.

Sipas tij, qeveria dëshiron që kështu të ndërtojë një “alibi” të re që ta përdorë në zgjedhje, derisa Kurti nuk i ka realizuar asnjë nga premtimet me të cilat e fitoi qeverisjen.

Ai tutje derisa po përmendte premtimet që sipas tij nuk janë mbajtur, tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimin as për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Sipas Grudës, kryeministri kosovar me marrëveshjen e Ohrit është pajtuar të mos adresoj krimet e luftës, raporton Ekonomia Online, përcjell Klankosova.tv.

“Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve akuzat dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura, opozitës do të rriten me të vetmin qëllim se duhet të ndërtojnë alibi e re që ju duhet ne zgjedhje, që nuk i kanë realizuar premtimet. Nuk është realizuar Vettingu, reforma në Këshillin Prokurorial, nuk është miratuar strategjia anti-korrupsion. Këta kanë premtuar edhe padi për gjenocid kundër Serbisë, e jo që s’kanë bërë padi por kanë bërë marrëveshje, me atë të Ohrit që e bëri kryeministri Kurti në të cilën thuhet që Kosova merret vesh me Serbinë me tejkaluar trashëgimin nga e kaluar, pra të mos adresoj krimet e luftës”, ka thënë ai.

Gruda tha se shumë ligje të hartuara nga qeveria aktuale, janë të hartuara në kundërshtim me kushtetutën.

Sipas tij, PDK-ja ka dërguar afër gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese.

“PDK-ja gjatë këtij mandati ka dërguar një numër të madh të ligjeve pese ose gjashtë, nuk mu kujtohet saktë por mund të them se 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese. Pra janë konfirmuar për vendime të partisë demokratike dhe ligjet janë rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese si pasojë e faktit që qeveria i ka hartuar e përgatitur ato në mënyrë jo kushtetuese e që është diçka që nuk ka ndodhur përpara”, ka thënë ai.

Gruda tha se janë absurde deklarimet se opozita është duke bërë pengesë për të bërë reforma në drejtësi, sipas tij kjo po bëhet me qëllim të mbulimeve të dështimeve në fushën e drejtësisë.

Sipas tij edhe mekanizmat ndërkombëtare kanë theksuar se qeveria ka ndërhyrë në drejtësi me deklaratat që ka bërë.

“Mendoj që është një akuzë e paqëndrueshme totalisht absurde dhe bëhet me të vetmin qëllim ti fsheh dështimet e plota që ka pasur kjo qeveri në fushën drejtësisë. asnjë nga premtimet e dhëna për drejtësi nuk është realizuar dhe duke fajësuar Gjykatën Kushtuese, PDK-në ata duan të shfajësohen për ligje”.

“Raporti i Këshillit të Eksperteve të Evropës ka thënë se qeveria ka ndërhyrë me deklarata në drejtësi, pra edhe mekanizmat ndërkombëtar tregojnë se kemi të bëjmë më një paaftësi për të ndërtuar ligje. Në këtë kuptim kjo dëshmon qartazi që akuzat e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk qëndrojnë”, ka thënë Gruda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X