TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gruda: Mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme – Prokuroria të veprojë menjëherë

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Gruda: Mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme – Prokuroria të veprojë menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, i bazuar në Ligjin për Qeverinë, ka vulosur faktin se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë, është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.

Gruda, në një konferencë për media, tha se pas këtij aktgjykimi, çdo ditë që këta zyrtarë publikë vazhdojnë të mbajnë dy funksione, nënkupton kryerje të veprës penale të moszbatimit të vendimit gjyqësor.

“Dje, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e shpalli të paligjshëm Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua në Ligjin për Qeverinë, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që janë njëkohësisht edhe deputetë. Në këtë rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetëm për një individ, por për të gjithë ministrat dhe për vetë Kryeministrin Kurti, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës.  Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është edhe arsyeja që në seancën e parë e kemi kundërshtuar edhe raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve”, theksoi ai.

PDK i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, duke i liruar menjëherë funksionet ekzekutive për t’ua deleguar ato zëvendësve të tyre, si dhe kërkon që ata të ndalin sulmet ndaj gjyqësorit.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të jetë vigjilente dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi gjyqësor, i cili është i menjëhershëm dhe i detyrueshëm. Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, jo për shtet të njerëzve mbi ligjin”, tha Gruda.

Tags: grudapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën