TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Komandanti në largim, kozmonauti rus Oleg Artemyev, shfrytëzoi rastin për të bërë një referencë të rrallë në hapësirë për luftën në Ukrainë, duke thënë se “pavarësisht stuhive në tokë, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar vazhdon”.

Gjatë një ceremonie të relaksuar, Artemyev i dorëzoi Cristoforettit një çelës të artë, duke simbolizuar se ajo është komandantja e re e ISS-së, derisa të kthehet në tokë më 10 tetor.

Cristoforetti, një astronaute 45-vjeçare e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe ish-pilote e forcave ajrore italiane, mbërriti për turneun e saj të dytë në ISS në prill.

Ajo mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë nga një grua, pasi kaloi 199 ditë në orbitë në vitin 2014 dhe 2015.

Ajo është gruaja e pestë – dhe gruaja e parë jo amerikane – që bëhet komandante që nga krijimi i këtij funksioni në vitin 2000.

Stacioni Hapësinor, prej kohësh një simbol i lidhjeve më të ngushta të pas Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka qenë në një pozitë të vështirë që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt.

Jehona e luftës në hapësirë

Artemyev vlerësoi punën e të 10 njerëzve në bordin e Stacionit Hapësinor – katër amerikanë, pesë rusë dhe Cristoforetti.

Ai tha se e sheh ISS-në si “një vazhdimësi të programit Apollo-Soyuz”, misioni i parë hapësinor ndërkombëtar me ekuipazh i kryer së bashku nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1975, në mes të Luftës së Ftohtë.

Në rast zjarri, uljeje të presionit ose zbulimit të atmosferës toksike – tre skenarët e përcaktuar të emergjencës – i takon komandantit të sigurojë që së pari të shpëtohet jeta e ekuipazhit.

Astronauti francez, Thomas Pesquet, i cili ka shërbyer si komandant ISS-së, tha vitin e kaluar se “është si të jesh në një varkë – në bord ka vetëm mjeshtër pas Zotit

Vendimi se kush do të bëhet komandant merret bashkërisht nga pesë agjencitë hapësinore të përfshira në stacion: NASA, Roscosmos i Rusisë, ESA e Evropës, CSA e Kanadasë dhe JAXA e Japonisë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj i vendosur të mbetet në futbollin italian

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën