TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Greva në flotacionin e Kishnicës përfundon me sukses, “Trepça” ekzekuton pagat

Ndërmarrja Trepça ka ekzekutuar pagat e muajit mars për punëtorët e Flotacionit të Kishnicës, vetëm pasi këta të fundit vendosën të hynin në grevë. Punëtorët vazhduan punën nën frikën se problemet e tilla do t’i përcjellin edhe në të ardhmen.

nga Fëllënza Krasniqi
22 Prill, 2025
0 0
A A

Është dashur të ishin në  vendet e tyre të punës.

Por, punëtorët e Flotacionit në Kishnicë, sot nisën grevën.

Ky bojkotim i punës po vjen për shkak të mos ekzekutimit të pagave të muajit mars.

“Arsyeja kryesore është mos realizmi i pagave për muajin mars edhe kërkesat e tjera janë nivelizimi i pagave në nivel të kombinatit. Janë kushtet në punë edhe mosekzekutimi i mjeteve të trustit. Trustit që dy vite nuk na ka qitë paret, paret i ndal… Siguria në punë, veshmbathje, shumë gjëra ka këtu  që mungojnë”, ka deklaruar kryetari i Këshillit Grevistë, Xhevdet Zymeri.

Zymberi kërkon nga bordi i ndërmarrjes “Trepça” që t’i dëgjoj hallet e tyre.

“Kisha pas dëshirë me u merr më shumë me punëtorët, jo vetëm me i marr pagat e me qëndruar  në zyre. Këtu te ne, nuk vijnë kurrë edhe ne jemi drejt për drejtë të kyçë në prodhim se çka prodhohet në Artan ne e riprodhojmë këtu, por nuk merren me neve kurrë”.

Pas disa orësh në grevë, Zymberit me kolegë u erdhi lajmi i mirë.

Pagat u ekzekutuan.

“Mjetet financiare janë siguruar nga eksporti i realizuar më 18.04.2025 nga njësia në Stan Tërg, dhe janë shfrytëzuar për mbulimin e pagave të njësisë në Kishnicë. Në këto momente, pagat për Flotacionin janë ekzekutuar në tërësi”, thuhet në postim.

Por, ky nuk është shqetësimi i vetëm i punonjësve të Flotacionit në Kishnicë.

“Po mu personalisht më është ekzekutuar paga, por se çka do të bëjmë me pagën tjetër. Menaxhmenti nuk ka bërë investime në minierë kryesorë atje, te ne kemi  mungesë të punëtorëve shumë. Te ne një punëtorë i ka tre vende të punës, unë personalisht punojë flloter, punojë nganjëherë edhe elektricistë prej zorit, se kem pak mungesë të elektricistëve”, ka deklaruar floteri, Skënder Maliqi.

Kërkesë tjetër e këtyre punëtorëve është edhe nivelizimi i pagave.

Gjendja e rëndë në Flotacion erdhi si pasojë e mungesës së investimeve.

“25 vite këtu nuk është investuar asgjë. Asnjë investim nuk është bërë këtu, asnjë investim kapital nuk është bërë, punohet me makineri që janë  me shkronja SSSR Bashkimit Sovjetik, viteve të 60 kur është ndërtuar kjo, kurrë më asnjë diçka e re nuk është investuar këtu. Na punojmë, domethënë harrnohemi, unë nuk e di qysh mundet me prit kualitet e rezultat 100%  prej një uzine që punon kështu me puls të fundit, para vdekjes jemi, gjithçka është e demolume e rrënomë”, tha floteri, Jasin Vërtopi.

Ndërmarrja “Trepça” është ballafaquar në vazhdimësi me probleme financiare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Epoka e Alonsos te Real Madridi do të nis javën e ardhshme

Epoka e Alonsos te Real Madridi do të nis javën e ardhshme

Refuzoi Cityn e Bayernin, Wirtz zgjedh Liverpoolin

Refuzoi Cityn e Bayernin, Wirtz zgjedh Liverpoolin

Amir Rrahmani, shqiptari i katërt që e fiton titullin në Serie A

Amir Rrahmani, shqiptari i katërt që e fiton titullin në Serie A

Vushtrria apo Liria? Sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Vushtrria apo Liria? Sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X