TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Goditja nga pika e bardhë e Carrascos i jep fund thatësirës së Atletitcos në “Derbi Madrilen”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Goditja nga pika e bardhë e Carrascos i jep fund thatësirës së Atletitcos në “Derbi Madrilen”

Atletico de Madrid mundi ngushtë Real Madridin 1-0 në La Liga, duke i dhënë fund serisë së tyre prej 12 ndeshjesh pa fitore në edicionet e ligës të “Derbi Madrileno”.

Carlo Ancelotti kishte bërë shtatë ndryshime në një skuadër ‘Los Blancos’ që siguroi vendin e klubit në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Mariano Diaz u lëndua në ngrohje dhe u zëvendësua nga Luka Jovic.

Los Cholchoneros e filluan më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Angel Correas, por që goditja e tij përfundoi jashtë. Raste të mira shënimi lëshoi edhe Yannick Carrasco që në minutën e tetë dhe të 12-të, nuk ia doli të gjuante saktë në portë.

Më pas, Atletico fitoi një penallti, pasi Jesus Vallejo shkeli Matheus Cunhan në këmbë brenda zonës së rreptësisë, e që pas rishikimit në VAR, u sinjalizua për penallti. Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Carrasco, që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 40-të.

Rastin e parë serioz e shpërdoroi Casemiro, pasi në minutën e 59-të, nuk ia doli ta mposhte Jan Oblakun. Rast të mirë shënimi për Los Blancos pati edhe Federico Valverde (70’), por Oblak sërish ishte në vend për t’i mohuar golin.

Deri në fund të takimit, kampioni tashmë i konfirmuar në La Liga synoi ta nxjerrtë në barazim, por Fede Valverde e Vinicius Junior nuk ia dolën të mposhtin sllovenin. Pas javës së 35-të, Real Madridi ka 81 pikë, ndërsa Atletico Madridi ka 64 sosh në vendin e katërt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

Huthët deklarojnë se kanë kryer sulm të përbashkët me Iranin dhe Hezbollahun ndaj Izraelit

Huthët deklarojnë se kanë kryer sulm të përbashkët me Iranin dhe Hezbollahun ndaj Izraelit

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

Emisioni “Mesditë” 01.04.2026

Emisioni “Mesditë” 01.04.2026

​Qeverisë i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në BE

​Qeverisë i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në BE

Brenda një muaji, 295 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes në Ferizaj

Brenda një muaji, 295 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën