Një person nga Rahoveci ka goditur me veturë një këmbësor teksa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Derisa, ky i fundit pas tretmanit mjekësor është liruar.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton teve1.info.
“Fsh. Bellacërk, Rahovec 12.03.2023 – 17:15. Vozitësi mashkull kosovar me veturë dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të policisë./teve1.info/.