TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati: Lirimi me kusht i Shalës, Smakajt dhe Fazliut është sukses i madh për UÇK-në

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Gucati: Lirimi me kusht i Shalës, Smakajt dhe Fazliut është sukses i madh për UÇK-në

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka deklaruar se lirimi me kusht i Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale përbën një sukses të madh, si për ta personalisht ashtu edhe për të gjithë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gucati është shprehur optimist edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke thënë se epilogu përfundimtar do të jetë në favor të tyre dhe se, sipas tij, ata do të lirohen në muajin maj.

Ai ka komentuar gjithashtu kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim secili, apo 180 vjet burgim në total, duke e quajtur këtë kërkesë befasuese, por duke shtuar se prokuroria, sipas tij, ka obligim të ndjekë qëndrimin e saj në proces.

“Ne e kemi pritur shumë mirë këtë vendim. Është sukses i madh për ta, por edhe për ne si bashkëluftëtarë. Jam shumë optimist se edhe Thaçi dhe të tjerët do të lirohen. Besoj se epilogu përfundimtar do të jetë në favor të katërshes. Në fakt, dje na erdhi si befasi deklarata e prokurores së Gjykatës Speciale, por ata e kanë obligim të flasin në atë mënyrë, sepse synimi i tyre është ta fitojnë procesin. Jam i bindur se mbrojtja do t’i hedhë poshtë me fakte dhe argumente të gjitha aktakuzat e pretenduara”, ka deklaruar Gucati.

Sa i përket reagimit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet në Hagë, duke i vlerësuar ato si pozitive, por të vonuara.

“Më erdhi mirë që më në fund reaguan, sepse më mirë vonë se kurrë. Megjithatë, ka ende vend për kritika, pasi që prej pesë vitesh sa ndodhen në paraburgim, kryeministri i vendit nuk i ka vizituar asnjëherë, ndonëse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Gucati.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të martën njoftuan se kanë liruar Haxhi Shalën, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, nën kushte të caktuara./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën