TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fjalët përfundimtare – çka u tha për James Rubin dhe Uesley Clark?

Ka përfunduar dhënien e fjalëve përfundimtare Zyra e Prokurorit të Specialiuar. Sot u pretendua se dëshmitarët e mbrojtjes, James Rubin dhe Uesley Clark, ishin manipuluar nga Hashim Thaçi.

by Florijeta Dernjani
3 javë ago
1 0
A A

Një pjesë e ditës së martë, ishte rezervuar për fjalët përfundimtare për Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Për ditën e dytë rresht, prokuroria sërish atakoi dëshmitarët e mbrojtjes.

Kësaj radhe, u tha se James Rubin dhe Uesley Clark, ishin manipuluar nga Hashim Thaçi.

“Ajo që nuk e kuptonin James Rubin, Ëesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet. Besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjonte trupi gjykues. Hashim Thaçi ka qenë një përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal”, tha Prokurori Matt Halling.

Ajo që e nisi edhe e përmbylli fjalën përfundimtare të prokurorisë.

Edhe një herë, kryeprokurorja e specializuar kërkoi dënimin e ish krerëve të UÇK-së.

“Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarët e familjes kanë menduar se nuk do të kenë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton që askush nuk është mbi të drejtën dhe ligjin. Kjo do të thotë që edhe njerëzit më të fuqishëm duhet të japin llogari. Ne kërkojmë mbi bazën e provave të paraqitura të cilat e vërtetojnë përgjegjësinë pa asnjë dyshim që të akuzuarit të japin llogari dhe të jepet dënimi i duhur. Mbi 5 mijë prova materiale janë pranuar dhe 28 mijë faqe transkriptë janë paraqitur këtu dhe kështu procesverbali i kësaj çështjeje verbale është voluminoz”, tha kryeprokurori Kimberly Uest.

Po të martën, fjalët e fundit i tha edhe mbrojtja e viktimave, ku u kërkua që trupi gjykues t’i përfshijë viktimat e pretenduara të krimeve në aktgjykim.

“Mizoria që kemi parë në këtë çështje gjyqësore ka qenë ekstreme. Nuk mjaftonte që t’i ndëshkojnë personat thjesht duke i burgosur, por në pothuajse në të gjitha rastet, të ndaluarit, viktimat që unë përfaqësoj- u trajtuan në mënyrë të tmerrshme dhe mizore edhe nuk pati absolutisht proces të drejtë ligjore. Ky është një grup që ka vuajtur një dëm shumë specifik dhe ne e ftojmë gjykatën që ta njohë në aktgjykimin e vet”, tha Simon Laws, mbrojtës i viktimave.

Sipas mbrojtësit të viktimave, pjesëtarët e UÇK-së, vepronin në bazë përkatësie etnike ndaj personave që i arrestonin.

“Mënyra se si një shqiptar të gjendet në një kamp të paraburgimit të UÇK-së, ishte të etiketohet si bashkëpunëtor ose për një arsye tjetër që të shihet si kundërshtar. Për një serb ose rom, ishte bazë e mjaftueshme vetëm përkatësia etnike”, tha Laws.

Pas mbrojtësit të viktimave, fjalët përfundimtare do t’i fillojnë ekipet mbrojtëse, duke nisur nga ajo e Hashim Thaçit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon seanca për amendamentet e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Seanca për presidentin në orën 22:00

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë  për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Lista Serbe mungon në seancën për amendamentet kushtetuese

Lista Serbe mungon në seancën për amendamentet kushtetuese

Abdixhiku: LDK i mbështetë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Abdixhiku: LDK i mbështetë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Hamza: Seanca për amendamentet kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit

Hamza: Seanca për amendamentet kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën