TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

by teve1
1 muaj ago
1
A A
GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të konstituohet brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se çdo dështim në këtë drejtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe papërgjegjësi politike e institucionale.

GLPS i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt fitues i zgjedhjeve dhe bartës i përgjegjësisë për propozimin e kryetarit të Kuvendit, si dhe partive të tjera parlamentare, që sot (të premten) të ndërmarrin hapat e nevojshëm për përfundimin e procesit.

“Dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit kushtetues nuk do të ishte vetëm një papërgjegjësi politike, por një dështim i papranueshëm institucional, një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe një mungesë e rëndë përgjegjësie ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një reagim publik të GLPS-së.

Sipas kësaj organizate, qytetarët prej gati dy vitesh po paguajnë koston e një politike të dominuar nga kalkulimet partiake, të cilat, siç thuhet, kanë tejkaluar interesin publik, duke bllokuar funksionimin e institucioneve dhe dëmtuar besimin e qytetarëve.

GLPS e ka cilësuar të papranueshëm edhe arsyetimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e seancës së djeshme me pretendimin se nevojitet kohë shtesë për diskutime rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

“Çështja e Presidentit/es nuk mund të përdoret si justifikim për të pezulluar ose shtyrë përmbushjen e një obligimi kushtetues që ka afat të qartë dhe të detyrueshëm”, thuhet në reagim.

Sipas GLPS-së, ky arsyetim është edhe më pak bindës pasi partitë politike kanë pasur muaj në dispozicion për dialog rreth zgjedhjes së presidentit, ndërsa edhe caktimi i seancës në ditët e fundit të afatit kushtetues ishte arsyetuar me nevojën që subjekteve politike t’u jepej kohë për diskutime.

“Për më tepër, pas ndërprerjes së seancës nuk u pa asnjë takim mes partive politike që do ta justifikonte këtë shtyrje”, thuhet në reagimin e GLPS.

“Think tank”-u me seli në Prishtinë ka ritheksuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë çështje të negociimit të pafund politik, por obligime kushtetuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje.

Megjithëse e konsideron të rëndësishëm dialogun serioz ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit, GLPS vlerëson se ky proces nuk duhet të ndërlidhet me konstituimin e legjislativit.

“Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim, konstituimi i Kuvendit ka afatin e vet kushtetues, ndërsa zgjedhja e Presidentit/es zhvillohet sipas afateve të përcaktuara pas konstituimit të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Organizata jofitimprurëve që merret me analiza të politikave publike ka rikujtuar se konstituimi i Kuvendit është parakusht për zgjedhjen e dy organeve të tjera kushtetuese – Qeverisë dhe Presidentit – për të cilat ekzistojnë afate strikte.

Sipas organizatës, procedura për zgjedhjen e presidentit mund të zhvillohet brenda 60 ditësh nga konstituimi i Kuvendit.

Duke marrë parasysh se mandati i presidentes në detyrë përfundon më 5 tetor, GLPS paralajmëron për rrezikun e një krize të re kushtetuese në rast të zvarritjeve.

“Çdo zvarritje vetëm sa e rrit rrezikun e një krize të re kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ushtrimi i funksionit të Presidentit/es përtej përfundimit të mandatit kushtetues prej 6 muajsh do të përbënte tejkalim të mandatit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës”, thuhet në reagim.

GLPS ka përfunduar duke theksuar se nuk ka më hapësirë për shtyrje apo arsyetime politike.

“Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional”, përfundon reagimi publik i GLPS-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici, arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq

Sarajeva i shkruan OKB-së, kërkon sanksione ndaj Serbisë pas nderimeve shtetërore për Mladiqin

Sarajeva i shkruan OKB-së, kërkon sanksione ndaj Serbisë pas nderimeve shtetërore për Mladiqin

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Xhudistët kthehen në garat e mëdha

Xhudistët kthehen në garat e mëdha

Sfida Dukagjini – Malisheva  zhvillohet sonte në mbrëmje në Klinë

Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën