TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqi ndaj Trajkoviq i akuzuar për krime lufte, shtyhet dëgjimi i një dëshmitari

Gjykimi për krime lufte në fshatrat përreth komunës së Vushtrrisë, ndaj Sllagjan Trajkoviq, ishte planifikuar të vazhdonte me dëgjimin e një dëshmitari. Mirëpo, për shkak të mbrojtjes e cila tha se nuk i ka dokumentacionet për këtë dëshmitar, i njëjti nuk u dëgjua të mërkurën.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0 0
A A

Nuk është hera e parë që vjen në gjykatore.

Ulësen e dëshmitarit, Sulejman Mustafa e ka provar disa herë.

Ai është dëshmitar në radhët e Prokurorisë Speciale, kundër Slagjan Trajkoviq

Paralel me të, erdhën edhe disa familjarë të Trajkoviq.

Mirëpo, ato se çfarë ka për të thënë Mustafa kundër Trajkoviq, nuk u dëgjuan as të mërkurën.

“Zotëri gjykatës, unë s’e di a muj mo me ardhë”, tha dwshmitari.

Kjo ndodhi për shkak se mbrojtja e të akuzuarit, u ankua se nuk e ka në posedim deklaratën e dëshmitarit në polici, të përkthyer në gjuhën serbe.

“Ne kemi pranuar deklaratën e dëshmitarit në polici, por e njëjta rezulton se është e papërkthyer në gjuhën serbe. Po ashtu, nuk e kam as procesverbalin e identifikimit”, tha Bogdan Lazoviç, avokat i të akuzuarit.

Mirëpo, Prokuroria Speciale pati një kundërshtim.

“Asnjëherë, avokati që ka qenë i autorizuar, Dejan Vasiq, nuk e ka ngritë këtë çështje se mungon deklarata e Sulejman Mustafës e përkthyer në gjuhën serbe… Por, jam shumë e sigurt që kjo deklaratë është e përkthyer edhe në gjuhën serbe dhe e ka pranu avokati”, tha Florije Salihu – Shamolli – prokurore special.

Në këtë situatë, trupi gjykues ofroi dy mundësi për mbrojtjen që ta ketë sa më shpejt mbrojtja këtë shkresë.

“Ne përmes përkthyesit që është prezent, mund t’ua lexojmë deklaratën e dëshmitarit në polici në gjuhën serbe, me qëllim që të vazhdohet me marrjen në pyetje. Po ashtu, edhe mund ta përkthejmë për nëj periudhë kohore prej dy orësh”, u shpreh Ngadhnjim Arrni – kryetar i trupit gjykues.

Por, me asnjërën prej mundësive nuk u pajtua mbrojtja, e cila kërkoi që ky dëshmitar të dëgjohet në një seancë tjetër.

Rrjedhimisht, dëgjimi i Mustafës u shtye.

Trajkoviq, akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe në fshatrat përreth të komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, arrestime, trajtim ç’njerëzor, plaçkitje e djegie të shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: Abdul Kadër Arnauti me origjinë nga Kosova, një nga personalitet më të mëdha në Lindjen e Mesme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV reagon pas njoftimit të qumështores “Vita”: Analizat mostrave të marra janë ende në përpunim

Dita e 37-të e protestës në Tiranë, thirrje për dorëheqje të qeverisë

Dita e 37-të e protestës në Tiranë, thirrje për dorëheqje të qeverisë

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën