TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqi i Shalës drejt fundit

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Gjyqi i Shalës drejt fundit

Afër fundit është gjyqi i ish eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte. Në fjalën përfundimtare, mbrojtja e tij kërkoi të shpallet i pafajshëm. Ndërkohë që mbrojtja e tetë viktimave pjesëmarrëse në proces, kërkoi dënimin e Shalës.

Radhën për t’i dhënë fjalët përfundimtare e pati mbrojtja e viktimave.

Në procesin e Pjetër Shalës, kanë marrë pjesë tetë viktima.

E mbrojtja e tyre kërkoi dënimin e Shalës.

“Në mënyra individuale, ata janë dëmtuar nga ajo se çfarë ka ndodhur në Kukës dhe dëshira e tyre mbi të gjitha është që ata të shohin që drejtësia të vendoset në vend. Në këtë çështje, kjo do të thotë se i akuzuari duhet të dënohet, të cilin ata e njohin shumë mirë, pasi ai është njëri prej personave që është përgjegjës për dëmin e shkaktuar ndaj tyre”, tha Simon Laws.

Madje, u tha se viktimat pjesëmarrëse në gjyq, nuk janë personat e vetëm që kanë pësuar nga krimet e pretenduara në fabrikën e metalit në Kukës.

“Disa prej të ndaluarve në Kukës kanë vdekur përpara se kjo gjykatë kishte mundësi t’iu ofronte një mundësi për gjykimin e Pjetër Shalës, megjithatë zërat e tyre janë dëgjuar në formën e dëshmive që ata kanë lënë pas tyre. Fatmirësisht, të tjerët janë ende gjallë”, është shprehur Laws.

Të martën fjalët përfundimtare i nisi edhe ekipi mbrojtës i Pjetër Shalës.

Ata ngritën si shqetësim devijimin e drejtësisë nga deklaratat e dëshmitarëve.

“Kjo çështje gjyqësore në Hagë është çështje e dhimbshme, e parehatshme ku nuk do të donim të ishim pjesë sepse disa nga viktimat nuk e thanë të vërtetën. Disa viktima bën gabime. Është e qartë z. Gjykatës që kemi një rrezik këtu që po devijojmë rrugën e drejtësisë, sa i takon zbulimit të vërtetës sepse janë bërë gabime dhe janë keqpërdorur qëllimisht dëshmi nën betim”, ka deklaruar Mohamed Hédi Aouini – avokat i Mustafës.

Seanca do të vazhdojë edhe të mërkurën, ku pritet të përfundojë gjyqi i dytë për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën