TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi për “53 milionëshin”, Dëshmitari: Rregullat lejuan vazhdimin e kontratës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve të parë në rigjykimin për korrupsion në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Të akuzuar në këtë rast janë Pal Lekaj, Nebih Shatri, Eset Berisha dhe Besim Tahiri.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
0 0
A A

Ka vazhduar gjyqi në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në rigjykimin ndaj Pal Lekaj, Nebih Shatri, Eset Berisha dhe Besim Tahiri, ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve të parë.

Ish drejtori i departamentit për Infrastrukturë në Ministrinë e Infrastrukturës, Ramë Qupeva, dëshmoi për vazhdimin e kontratës ndaj BechtelEnkas, që shtetit të Kosovës i kushtoi 53 milionë euro.

Sipas Qupevës, rregulla ndërkombëtare në fushën e infrastrukturës lejojnë vazhdimin e kontratave edhe pa përcaktim të kostos financiare.

“Në këtë vazhdim, nuk është paraparë, nuk është paraqit kostoja financiare. Sipas rregullave të FIDIC-ut, vazhdimi i kontratave mund të bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë është me përcaktimin e kostos financiare, kur janë afatet e shkurtëra kohore për vazhdimin e punimeve. Dhe mënyra e dytë është pa një shumë të caktuar, e cila definohet deri në kohën kur lëshohet certifikiata e pranim-dorëzimit të punimeve”, tha Qupeva.

Kërkesë nga konsorciumi Bechtel Enka për shtyerjen e punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi” për nëntë muaj, sipas dëshmitarit ka pasur edhe në kohën e ministrit të infrastrukturës Lutfi Zharku dhe në kohën e ministrit Pal Lekaj.

Mirëpo, këto kërkesa dëshmitari thotë se kanë dalluar në shumën e kërkesës financiare.

“Kërkesa financiare nuk ka qenë e njëjtë. Kërkesa e parë financiare ka qenë 14.7 milionë euro. Kurse kërkesa e dytë, e miratuar ka qenë 53 milionë”, u shpreh dëshmitari.

E gjithë problematika në këtë mes, sipas dëshmitarit ka qenë mungesa e alokimeve të buxhetit nga ana e Qeverisë qysh në krye të herës.

“Sipas alokimeve buxhetore nga viti 2015 dhe viti 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka alokuar mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti”, tha Qupeva.

Gjyqi ndaj Lekaj, Shatrit, Berishës e Tahirit, të akuzuar për korrupsion, do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

Të njëjtit sipas vendimit të parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishin shpallur fajtor dhe dënuar me 10 vite e 3 muaj burgim, por që ky vendim i Themelores u rrëzua nga shkalla e dytë e gjyqësorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte, Dragan Risiq, Gjykata thotë se s’u provua fajësia e tij

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte, Dragan Risiq, Gjykata thotë se s’u provua fajësia e tij

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Mandati i anëtarëve të KQZ-së drejt fundit, partitë propozojnë emrat e rinj

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Albin Kurti thërret kabinetin qeveritar në mbledhje nesër

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Mehmeti: VV gaboi që nuk e propozoi Osmanin, shbërja e Kuvendit ishte inat tipik shqiptar

Mehmeti: VV gaboi që nuk e propozoi Osmanin, shbërja e Kuvendit ishte inat tipik shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën