TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata urdhëron Policinë që Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba të sillen me detyrim në seancë

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Gjykata urdhëron Policinë që Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba të sillen me detyrim në seancë

Vetëm dy ditë para afatit të caktuar për ekzekutimin e urdhëresës për sjellje me detyrim në gjykatë të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba, Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se urdhëresa mbetet ende aktive.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, për tëvë1.info ka bërë të ditur se procedura penale kundër të pandehurve është ende në zhvillim në Departamentin e Përgjithshëm Penal.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D., për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi i KPRK-së,” deklaroi Gashi.

Ajo sqaroi se në seancën e mbajtur më 16 shtator 2025, të pandehurit F.P.D., S.Z. dhe XH.S. munguan pa arsye, megjithëse ishin ftuar zyrtarisht.

Pas kësaj, gjyqtari i çështjes, Sabit Sadikaj, më 18 shtator lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tyre dhe i kërkoi Policisë së Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 16.09.2025, të pandehurit F.P.D., S.Z., dhe XH.S., edhe pse ishin ftuar me procesverbalin e seancës së shqyrtimit paraprak, të njëjtit kanë munguar në seancë, ndërsa mungesën nuk e kanë arsyetuar. Gjyqtari i kësaj çështje penale, Sabit Sadikaj, bazuar në një gjendje të tillë të fakteve, jashtë seancës me datë 18.09.2025 ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D., S.Z., dhe XH.S., dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e duhura, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale nga gjykata dhe të vendoset lidhur me këtë çështje penalo-juridike. Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës, ashtu që tre të pandehurit duhet të sillen në gjykatë me datë 31.10.2025, në ora 10:00,” konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Acarohet raportet Kosovë –SHBA, kërkohen zgjedhje të reja

Moscertifikimi i Listës Serbe, ShBA: Cenon interesat, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik

KKSH fton për unifikim subjektet politike në Luginën e Preshevës

Kongresisti Self: I patolerueshëm diskriminimi ndaj shqiptarëve

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Pse stresi na shtyn drejt ushqimit të yndyrshëm?

Pse stresi na shtyn drejt ushqimit të yndyrshëm?

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

KKSH fton për unifikim subjektet politike në Luginën e Preshevës

Kongresisti Self: I patolerueshëm diskriminimi ndaj shqiptarëve

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Shtatë të arrestuar pas një përleshje fizike në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën