TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjykata liron nga akuza të akuzuarin për terrorizëm

nga TËVË 1
10 Prill, 2025
2
A A
Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Blerim Syla.

Në këtë rast, Blerim Syla akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me të ngarkoheshin edhe nëntë të akuzuar tjerë për të cilët ka përfunduar procedura, mirëpo ndaj Sylës lënda është veçuar pasi ishte jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të enjten kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni.

Gjykatësi Arrni tha se i akuzuari Syla lirohet nga akuza për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”, me arsyetimin se nuk është provuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS.

Ndërsa, për pikën dy dispozitivit të aktakuzës për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, Gjykata shpalli aktgjykim refuzues, me arsyetimin se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndërkaq, urdhëroi konfiskimin e armëve të përshkruara si në aktakuzë.

Po ashtu, gjyqtari Arrni njoftoi se me aktvendim të posaçëm, të akuzuarit Syla i ndërpritet masa e paraburgimit. Syla nuk ishte i pranishëm në shpallje të aktgjykimit.

ipas aktakuzës së ngritur më 7 maj 2015 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të akuzuar në këtë rast janë Irfan Haqifi, Ernest Beqiri, Fidan Ibrahimaj, Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Emri Bushi, Vehbi Gërxhaliu, Fisnik Bushi dhe Kenan Rushiti

Irfan Haqifi dhe Ernest Beqiri akuzohen për veprën penale “Rekrutimi për terrorizëm”. Fidan Ibrahimi, Fitim Dema, Emri Bushi,Vehbi Gërxhaliu, Fisnik Bushi, Kenan Rushiti, Kujtim Bllaca dhe Blerim Syla akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”. Dy të fundit edhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Blerim Syla, më 3 nëntor 2013, me qëllim për t‘iu bashkëngjitur grupit terrorist ISIS, në Siri, përmes aeroportit të Prishtinës ka udhëtuar drejt qytetit të Stambollit në Turqi, pastaj nga aty ka shkuar në qytetin Hatai, për të vijuar më pas në qytetin Azra në Siri.

Aty thuhet se fillimisht ishte vendosur në një qendër stervitore, ku ka kryer ushtrimet me armë në qytetin Tarifat të Sirisë, e më pastaj drejtëpërsëdrejti ka marrë pjesë edhe në luftime, ku ka qëndruar më shumë se tre muaj, ndërsa më  17 maj 2014, është kthyer në Kosovë.

Për këto veprime, i akuzuari Syla ngarkohej se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143, par.2 të Kodit Penal.

Syla po ashtu akuzohej se më parë është furnizuar pa autorizim, ka mbajtur armë dhe atë: materie eksplozive- dy TNT, së bashku me pajisjet që shërbejnë për aktivizimin e kësaj materie, si dhe një revole, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e  bastisjes që kishtë ndrmarrë policia në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan.

Për këto veprime, Syla akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal.

Tags: Blerim SylaGjykata Themelore ne PrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

E shtuna me temperatura deri në 31°C

E shtuna me temperatura deri në 31°C

Drenori: Nisma të heqë dorë prej pozitës së kryekuvendarit, është totalisht e rrezikshme

Drenori: Nisma të heqë dorë prej pozitës së kryekuvendarit, është totalisht e rrezikshme

Qehaja: Testi i Arritshmërisë me probleme të ripërsëritura, rezultati nuk është i besueshëm

Qehaja: Testi i Arritshmërisë me probleme të ripërsëritura, rezultati nuk është i besueshëm

“Ka lënë hapësirë për interpretim” – Time Kadrijaj flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Ka lënë hapësirë për interpretim” – Time Kadrijaj flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

E shtuna me temperatura deri në 31°C

E shtuna me temperatura deri në 31°C

Emisioni “Këndi i Debatit” 27.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 27.06.2025

Emisioni “Info Nata” 27.06.2025

Emisioni “Info Nata” 27.06.2025

Drenori: Nisma të heqë dorë prej pozitës së kryekuvendarit, është totalisht e rrezikshme

Drenori: Nisma të heqë dorë prej pozitës së kryekuvendarit, është totalisht e rrezikshme

Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Fushë-Krujës

Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Fushë-Krujës

Qehaja: Testi i Arritshmërisë me probleme të ripërsëritura, rezultati nuk është i besueshëm

Qehaja: Testi i Arritshmërisë me probleme të ripërsëritura, rezultati nuk është i besueshëm

“Ka lënë hapësirë për interpretim” – Time Kadrijaj flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Ka lënë hapësirë për interpretim” – Time Kadrijaj flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X