TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Haradinaj dhe të tjerëve

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Haradinaj dhe të tjerëve

Të njëjtit akuzoheshin se në nëntor të 2015-ës penguan zyrtarët policorë në arrestimin e tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në aktvendimin e shkallës së parë, thuhet se në këtë çështje ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Duke ju referuar emërtimit ligjor të veprës penale për të cilën janë akuzuar të pandehurit e lartcekur, kjo gjykatë konstaton si në vijim: Sipas nenit 106, par.1, nën par 1.5 të KPRK-së, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar tre (3) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një (1) vit burgim. Ndërsa, sipas nenit 107, par.8 të KPRK-së, specifikohet se ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit. Në rastin konkret, sipas aktakuzës vepra penale është kryer me datë 17.11.2015 dhe nga koha e kryerjen së veprës penale të pretenduar, kanë kaluar më shumë se gjashtë (6) vjet. Andaj, gjykata konstaton se në këtë çështje penale parashkrimi absolut i ndjekjes penale ka arritur me datë 17.11.2021.”, thuhet në vendimin e gjykatësit Ngadhnjim Arrni të marrë më 21 mars 2022.

Sipas vendimit, konform dispozitave ligjore, të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.
Ndryshe, sipas aktakuzës fillestare të ngritur më 15 mars 2018 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri akuzoheshin se së bashku me Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Haxhi Shalën dhe Fisnik Ismajlin, në hyrje të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas një mosmarrëveshje paraprake e në bashkëkryerje, në grup e me dashje kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ndërsa, sipas aktakuzës së precizuar më 13 mars 2018, për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” akuzoheshin vetëm Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri.

Sipas aktakuzës, derisa të dëmtuarit-zyrtarët policorë Ifus Xhemajli, Agron Haziri, Mehdi Kozhani, Rifat Gashi, Ali Berisha, Burim Gjoshi, Shaban Beqiri, Artan Osmani, Xhavit Selimi, Faik Mehmeti, Xhemjal Abdullahu, Rafet Ibishi, Irfan Haziri, Iliri Selimi, Nazmi Kastrati dhe Faik Kraniqi ia kanë kumtuar lajmin Albin Kurtit me fjalët “jemi Policia e Kosovës dhe se duhet të shoqërohesh me ne deri në stacionin policor, sipas urdhrit për urdhër arrest të datës 17.11.2015, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda”, me qëllim të procedimit të tij penal në organet kompentente për armëmbajtje pa leje, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm e vepra tjera penale, Selimi e të tjerët kanë reaguar duke e futur Kurtin në mesin e tyre. Me këto veprime thuhet se të njëjtit ia kanë pamundësuar personave zyrtarë shoqërimin e Kurtit deri tek organet kompetente, të cilat kanë kërkuar arrestimin e tij.

Me këtë, Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri akuzoheshin për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im i mitur, jam munduar ta marr përgjegjësinë për ta shpëtuar atë

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Ahmeti reagon pasi Kushtetuesja në RMV riktheu shqyrtimin e Ligjit të Gjuhës: Shqipja nuk do jetë kurrë çështje negocimi

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Paralajmërimi i ShBA-së për sulme nga Irani, deklarohet Presidenca shqiptare

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën