TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Evropiane pritet të jetë një derë e re në aspektin e drejtësisë për kosovarët

Me anëtarësimin e plotë të Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi që t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rast se konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre. Këtë po e shohin si pozitive dhe të domosdoshme edhe njohës të fushës që thonë se do të ndikojë në sistemin gjyqësor.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Gjykata Evropiane pritet të jetë një derë e re në aspektin e drejtësisë për kosovarët

Të mërkurën, Kosova kaloi fazën e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Me anëtarësimin e plotë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të jetë një derë e re në aspektin e drejtësisë për kosovarët.

E kjo po vlerësohet se do të ndikojë pozitivisht dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë përfitime nga kjo Gjykatë.

Gëzim Shala nga Instituti Kosovar për Drejtësi tregon se kjo do të ishte shumë e rëndësishme për shkak se rritë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Derisa shton se do të ndikojë edhe në sistemin gjyqësor të vendit.

“Definitivisht se kjo do të ishte shumë e rëndësishme për rritjen e mbrojtjes së këtyre të drejtave duke marrë parasysh se mbrojtja në këtë rast do të ishte një mbrojtje edhe përtej mekanizmave të brendshëm për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane. Përtej rasteve individuale praktika e vendosur dhe mënyra e vendimmarrjes në Gjykatën Evropiane do të mund të ndërtonte edhe standard  adekuat në rendin juridik të Republikës së Kosovës lidhur me të drejtat e njeriut dhe lirive themelore”, ka deklaruar ai.

E këtë po e sheh si të domosdoshme edhe avokati, Nasuf Hasani.

Ai përmend se kjo Gjykatë Ndërkombëtare do të ndikojë edhe në uljen e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore.

“Unë besoj se edhe ka kompetencë kjo Gjykatë ta bëj një vlerësim dhe rrjedhimisht dhe me vendim e konstaton gjendjen faktike. Përderisa me të drejtën pozitive përkufizohet se një kontest duhet të trajtohet me kohë të arsyeshme atëherë si mund ta vlerësojmë kohë të arsyeshme kur një kontest pronësor vetëm në Gjykatën Themelore për tu trajtuar ose vendosur kalojnë 10 vite kohë. Unë besoj po e ritheksoj se ka me pas efekte jashtëzakonisht të mira në punën e gjykatave tona”, ka thënë avokati, Nasuf Hasani.

Kjo Gjykatë që selinë e ka në Strasburg, konsiderohet si një prej mjeteve juridike më efektive në gjithë Evropën.

Ajo bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, të cilën e nënshkruan një vend anëtarë pas anëtarësimit në këtë insitucion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Ndërron jetë aktori i njohur i teatrit shqiptar, Fitim Makashi

Ndërron jetë aktori i njohur i teatrit shqiptar, Fitim Makashi

​Batanie e qirinj, rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

​Batanie e qirinj, rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

Abdixhiku: Prioriteti i LDK-së është rimëkëmbja dhe uniteti i anëtarëve

Lushaku: Rruga përpara është e qartë, Abdixhiku është përgjegjës për ta reformuar LDK-në

Lushaku: Rruga përpara është e qartë, Abdixhiku është përgjegjës për ta reformuar LDK-në

Hykmete Bajrami respekton vendimin e Kuvendit të LDK-së për Abdixhikun

Hykmete Bajrami respekton vendimin e Kuvendit të LDK-së për Abdixhikun

LDK pa ndryshim në udhëheqje, Abdixhiku vazhdon të jetë i pari i partisë

LDK pa ndryshim në udhëheqje, Abdixhiku vazhdon të jetë i pari i partisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën