TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata e e Lartë në Beograd i cakton masë paraburgimi prej 30 ditësh Tefik Mustafës

by teve1
1 vit ago
0
A A
Gjykata cakton 30 ditë paraburgim ndaj spiunit serb që u kap në Leposaviq

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Beograd, ia ka caktuar shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës, masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“I pandehuri M.T është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile, si bashkëkryes”, është thënë në vendim.

Sipas vendimit, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit.

Vendimi do të mund të apelohet pas tre ditëve të hyjes në fuqi të vendimit.

Tefik Mustafa është arrestuar më 1 qershor nga autoritetet serbe, nën dyshimet për “krime lufte”.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë më 1 qershor se Mustafa “anëtar i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, është përmendur nëpër deklarata të dëshmitarëve si pjesëmarrës në kidnapimin e zyrtarëve policorë, Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 afër Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dhe më pas u janë zhdukur gjurmët”.

Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konsideruar ndalimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës, për siç është thënë, dyshimet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-99.

Më 17 prill të këtij viti, autoritetet serbe e kanë arrestuar shtetasin tjetër të Kosovës, Sadik Durakun, nën dyshimet e njëjta, në njërin prej pikëkalimeve kufitare Kosovë-Serbi.

Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Duraku ka jetuar në Angli në atë periudhë, bashkë me familjen e tij.

Duraku është arrestuar në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe ia ka caktuar masën e paraburgimit po atë muaj.

Më herët gjatë vitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për, siç ka thënë ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ emëron mbi 520 ekipe në Qendra Komunale të Numërimit

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ emëron 520 ekipe të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

Arrestohen tre persona për armë e drogë në Kamenicë

Arrestohen tre persona për armë e drogë në Kamenicë

Maqedonci në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Diskutime për progresin e FSK-së dhe bashkëpunimin me ShBA-në

Maqedonci në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Diskutime për progresin e FSK-së dhe bashkëpunimin me ShBA-në

KQZ-ja bën “lëmsh” basketbollin kosovar, sezoni nis në vikend, por nuk dihet se kur vazhdon (DOKUMENT)

KQZ-ja bën “lëmsh” basketbollin kosovar, sezoni nis në vikend, por nuk dihet se kur vazhdon (DOKUMENT)

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ emëron mbi 520 ekipe në Qendra Komunale të Numërimit

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ emëron 520 ekipe të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

Selektori i Suedisë pret reagim pas humbjes nga Kosova

Selektori i Suedisë pret reagim pas humbjes nga Kosova

Ardian Ismajli një muaj jashtë fushe, mungon me Serbinë

Ardian Ismajli një muaj jashtë fushe, mungon me Serbinë

Arrestohen tre persona për armë e drogë në Kamenicë

Arrestohen tre persona për armë e drogë në Kamenicë

Celina pritet të ftohet nga Foda

Celina pritet të ftohet nga Foda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën