TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjumi i keq ndikon te qarkullimi i gjakut

nga teve1
6 Prill, 2025
1
A A
Gjumi i keq ndikon te qarkullimi i gjakut

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut.

Një studim se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza.

Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 për qind.

Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij.

Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut.

Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 për qind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak.

Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup.

Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit.

Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

7 orë gjumë për shëndetin kardiovaskular

Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak.

Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë.

Kësisoj ai do të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura.

Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu.

Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikëri.

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikëri.

Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës.

Ky suplement duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkoolike përpara se të flini./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Nga mëngjesi deri në darkë – Sa gota me ujë duhet të pini

Nga mëngjesi deri në darkë – Sa gota me ujë duhet të pini

Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike

Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Krasniqi: LVV-ja ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Murati: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

S’ka konstituim as sot

S’ka konstituim as sot

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X