TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjukanoviq dënohet për spiunazh tek BIA serbe, mbrotja konteson provat

Është shpallur fajtore dhe është dënuar me 6 vite burgim, ish zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, për akuzat për spiunazh tek BIA serbe. Prokuroria Speciale, thotë se kjo është rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1 0
A A

Nuk mungoi as në shpallje të aktgjykimit.

Me pranga në duar, ish zyrtarja e OSBE-së, u soll në gjykatore për të dëgjuar verdiktin e trupit gjykues për akuzat për spiunazh.

Jelena Gjukanoviq, u shpall fajtore për shpërndarje të informacioneve të ndjeshme tek BIA serbe.

“Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin e shqiptuar me burg, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 28.02.2025 e tutje”, tha Rrahman Beqiri –kryetar i trupit gjykues.

Ky aktgjykim dënues, sipas prokurorit special, Bekim Kodraliu, është rezultat i bashkërendimit mes instituticioneve kyqe të sigurisë.

“Në koordinim të ngushtë me institucionet e sigurisë, me Policinë e Kosovës, departamentin kundër terrorizmit, e në veçanti edhe me Agjencionin e Kosovës për Inteligjencë, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi siguruar prova konkrete dhe të mjaftueshme, me të cilat edhe u vërtetua përtej dyshimit të bazuar mirë se e pandehura Gjukanoviq ka kryer aktivitet të kundërligjshëm, aktivitet i cili ka ndihmuar Agjencionin sekret serb BIA, në implementimin e narrativës së tyre në dëm të interesave të Kosovës”, tha Kodraliu.

Përgjatë gjykimit, prokuroria prezantoi prova materiale se si Gjukanoviq, në mënyrë të vazhdueshme kishte dërguar materiale tek agjentët e BIA-s, me qëllim cenimin e sovranitetit të Kosovës, dhe si kishte marrë udhëzime nga këta agjentë për ta përdorur pozitën e saj si zyrtare e OSBE-së në shtyrjen përpara të agjendës serbe.
E këto prova, sipas mbrojtjes, nuk janë siguruar në mënyrë të ligjshme.

“Këto prova nuk mund të jenë me ligj, për shkak se nuk ka qenë nën urdhërin e Gjykatës për bastisjen e telefonit, e cila është e paraparë me nenin 103 paragrafi 5 të Kodit të Procedurës Penale”, tha avokati Predarag Milkoviq.

Deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, Gjukanoviq do të mbetet nën masën e paraburgimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Ditari: 30.10.2026

Ditari: 30.10.2026

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën