Sipas Policisë, shkak i mosmarrëveshjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
“Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon nën hetime. /Teve1.info/