TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Ja sa libra mund të lexonit nëse nuk do të ishit në TikTok

Ne lexojmë vazhdimisht online e kuptojmë gjithnjë e më pak.

Librat i kundërvihen zhurmës së pandërprerë digjitale me fuqinë e tyre të qetë –ndaj janë të domosdoshëm. Një thirrje për lexim përtej shfletimit të thjeshtë.

Wolfram Weimer, Ministër i Shtetit për Kulturën, së fundmi u përball me një valë kritikash kur fillimisht refuzoi zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare Gjermane në favor të arkivimit digjital. Edhe pse ai që atëherë ka sinjalizuar se zgjerimi mund të realizohet, kjo nxiti një debat rreth rolit të librave në një botë digjitale.

Nuk bëhet fjalë për mungesë teksti dhe informacioni. Përkundrazi: ne jetojmë në një të tashme, ku mijëra fjalë na bombardojnë çdo ditë. Ne nuk u shpëtojmë dot atyre kur shikojmë celularët inteligjenë, në kohën që radioja dhe televizioni janë të hapura në sfond, fqinji na përfshin në bisedë, shoqja më e mirë na dërgon një mesazh zanor disa minutësh. Podcast-e, postime, komente, email-e, lajmet e fundit – gjithçka është aty menjëherë, gjithmonë, kudo. Kjo në një kohë kur diçka e rëndësishme mbetet e gjymtuar: përvoja e angazhimit të vërtetë me një mendim.

Librat nuk bëhen pre e këtij ritmi. Për ta duhet kohë . Thjesht nga natyra e tyre, ata kërkojnë vëmendje. Kanë një peshë, janë më të mëdhenj se smartfonët, faqet nuk mund të fshihen me një gisht, dhe nuk kanë nevojë për bateri, për asnjë burim energjie, që të zbulojnë përmbajtjen e tyre.

“Liga e parë e dizajnit”
Autori dhe studiuesi i kulturës Frank Berzbach e përshkruan marrëdhënien e veçantë midis njerëzve dhe librave në esenë e tij “Arti i të lexuarit”: “Librat i përkasin ligës së parë të dizajnit (…). Të ledhatojnë dorën kur i prek, janë kënaqësi për shqisat. Ata kanë një aromë, një teksturë, ne reagojmë ndaj tyre me një ndjesi estetike.”

Çfarë është saktësisht kjo ndjesi? Çfarë na magjeps te librat? Nuk është vetëm historia që lexohet brenda tyre. Është paketa në tërësi. Të mbash një libër të vërtetë në dorë, ta ndjesh – disa faqe janë kaq të holla sa thjesht kthimi i tyre kthehet në një përvojë ndjesore – kur i nuhat dhe i vëren, leximi kthehet në kënaqësi ekskluzive. Sepse në momentin kur zgjasim dorën për librin, ne ndalemi. Dhe rezervojmë atë që tani shpesh e perceptojmë si luks: kohën.

Shijim i ndërgjegjshëm

Është e krahasueshme me një pllakë gramafoni: kur e nxjerr atë me kujdes nga këllëfi, e vendos në gramofon, ul me butësi gjilpërën dhe dëgjon kërcitjen e lehtë përpara se të tingëllojnë notat e para – kjo na mundëson ta perceptojmë muzikën në mënyrë më të ndërgjegjshme, sesa kur një listë këngësh transmetohet në një altoparlant Bluetooth.

“Në një epokë me skenarë të llogaritur të serialeve televizive dhe të lojërave elektronike të pafundme, leximi i një romani klasik të shekullit të 19-të është revolucionar,” shkruhet në në “Arti i të lexuarit”. Kur lexon këto fjalë të duket e papërshtatshme ideja e leximit të “Lartësisë së furtunës” të Emily Brontë ose të “Effi Briest” të Theodor Fontane-s. Bukuria e gjuhës, zgjedhja e fjalëve, struktura e fjalisë na kthejnë pas në kohë kur bota ishte më e qetë se sot, jeta lëvizte më ngadalë dhe mendimet kishin më shumë hapësirë.

Por as romanet bashkëkohore nuk mund të lexohen kalimthi. Është e barabartë thuajse me hedhje dëm, kur i lexon me ngut duke pritur në radhë ose midis dy takimeve. E njëjta gjë vlen për librat jofiktivë që përcjellin dije, të bazuara mirë dhe të hulumtuara me kujdes. Asnjë algoritëm nuk të ndërhyn, asnjë rrjedhë digjitale feed nuk të shpërqendron, asnjë njoftim nuk të ndërpret. Një libër nuk na përfshin në diskutime që nuk kemi dëshirë t’i bëjmë – siç ndodh me një postim të rastësishëm në Instagram. Dhe prandaj librat janë edhe vende të heshtjes.

Bibliotekat si vende spiritualiteti

Ashtu si janë konceptuar bibliotekat. Kur hyni në njërin prej këtyre tempujve të librave, të rrethon një heshtje e veçantë. Pëshpëritje të lehta, zëra të ulët, fëshfërima e faqeve të librave; herë pas here dikush lëviz një karrige, kërcit një dërrasë dyshemeje. Ka një aromë karakteristike.

Zhytesh në një botë që duket se ka ndalur. Dhe së bashku me të gjithë të tjerët që shfletojnë këtu libra të vjetër e të rinj, revista ose albume fotografish, krijon një komunitet të vogël e të ngushtë. Një komunitet i atyre që besojnë se mund të gjejnë më shumë përgjigje këtu sesa në internet. Parë në këtë kuptim, bibliotekat janë edhe vende spiritualiteti.

Pasqyra të personalitetit tonë

Këtë përvojë mund ta marrësh me vete në shtëpi, në raftin tënd të librave. Atje, ne shohim jo vetëm kopertina me ngjyra, por edhe gjurmët e mendimit dhe zhvillimit tonë. Me kalimin e viteve krijohet një rend krejt vetjak nga librat me kopertina të buta të lexuar shumë herë, nga botimet e reja të përzgjedhura me kujdes dhe gjetjet e harruara prej kohësh. Librat që na kanë formësuar. Që i kemi lexuar disa herë. Ose që ende presin t’i lexojmë deri në fund. Ndoshta ky është dallimi më i madh me botën digjitale: një libër nuk zhduket, mbetet. Dhe dikur e merr sërish në dorë – nga kureshtja, nga mallëngjimi, ose thjesht sepse ndodhet aty. Autori Frank Berzbach e shpreh këtë me një fjali të thjeshtë: “Ai që jeton me libra ka gjithmonë një shtëpi.”/REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë truket më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

Këto janë truket më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

Xhinsat që menduam se s’do i vishnim më kurrë janë rikthyer më fuqishëm se kurrë…

Xhinsat që menduam se s’do i vishnim më kurrë janë rikthyer më fuqishëm se kurrë…

5 mënyra të thjeshta për t’i shpëtuar duart nga tharja

5 mënyra të thjeshta për t’i shpëtuar duart nga tharja

Ky është sekreti për të pasur flokë me sa më shumë volum!

Ky është sekreti për të pasur flokë me sa më shumë volum!

Stones konfirmon largimin nga City

Stones konfirmon largimin nga City

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Murati akuzon partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit

Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

Trump shkarkon bordin e pavarur që mbikëqyr Fondacionin Kombëtar të Shkencës

Trump shkarkon bordin e pavarur që mbikëqyr Fondacionin Kombëtar të Shkencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën