tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

tëvë1 nga tëvë1
20/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që të arrihet marrëveshja.

Madje, Gjini ka thënë se do të ishte e dëmshme nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të arrinin marrëveshje.

“Në rrethanat që gjendet Kosova, Ballkani, Evropa dhe e gjithë bota, ka qenë e vlefshme me u arrit një marrëveshje. Secili prej nesh do donte me pasë edhe elemente tjera në marrëveshje diçka me shtu, diçka me largu. D.m.th., vetëm nëse e kishim shkruar vetë, kishim me shkru krejt ndryshe, mirëpo kishte me qenë jashtëzakonisht dëm i madh nëse nuk kishim mbërri në marrëveshje”, ka thënë Gjini në emisionin “InfoNata” nëTëvë1.

Sipas Gjinit, marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, sepse dakordimi është në prezencë të ndërmjetësuesve.

“Në këto rrethana është mirë që është kryer marrëveshja, po besoj që të gjithë ata që kuptojnë se çfarë ndodhë në marrëdhëniet ndërkombëtare e dinë që marrëveshja është obligative. Është ligjërisht obligative për shkak se elementet kryesore të marrëveshjes janë, është dakordimi në prezencë të ndërmjetësuesve, ndërmjetësuesit janë palë serioze dhe në të njëjtën kohë ka pasur deklarim publik nga të dyja palët që e pranojnë marrëveshjen pavarësisht se a është përafruar apo nënshkruar”, ka shtuar nënkryetari  AAK-së.

Gjatë takimit të së shtunës në Ohër, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel. Ndërkaq, Kurti, bëri të ditur se u arrit pajtim publik për një aneks që udhëzon zbatimin e Marrëveshjes, derisa akuzoi Serbinë se i iku sërish nënshkrimit.

Tags: AAKardian gjiniMarrëveshja në Ohër

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.