TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjini: Edhe sa spiunë të tjerë mund të jenë emëruar në majat e pushtetit?

by Teve1
2 muaj ago
3
A A
Gjini: Edhe sa spiunë të tjerë mund të jenë emëruar në majat e pushtetit?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për infiltrimin e shërbimeve sekrete armike në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Gjini ka thënë se kjo tashmë është bërë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

“Spunët tanimë edhe të arrestuar, sikurse ky Fehim Sali, janë me qasje në zyrat më të larta shtetërore dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në zbehjen e shtetit dhe demokracisë”, ka deklaruar Gjini në një video të postuar në “Facebook”.

Sipas tij, ndikimi i këtyre rrjeteve nuk kufizohet vetëm brenda institucioneve, por shtrihet edhe përmes propagandës dhe rrjeteve sociale.

Gjini ka renditur disa qëllime që, sipas tij, synohen përmes kësaj lufte hibride: fragmentimi i shoqërisë deri në nxitjen e konfliktit të brendshëm, dëmtimi i historisë dhe figurave kombëtare, pengimi i zhvillimit ekonomik, dëmtimi i marrëdhënieve me vendet mike dhe krijimi i një klime të pashpresës tek qytetarët.

“Kjo është qëllimi i shërbimeve armiqësore dhe ky kurs po ndiqet tash e shumë vite, nga brenda sistemit dhe përmes luftës hibride, kryesisht propagandës elektronike”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gjini ka ngritur pyetjen se sa persona të tjerë të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja mund të jenë të emëruar në pozita të rëndësishme shtetërore.

“Një i arrestuar për spiunazh si Fehim Sali, i cili ishte emëruar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete, duhet të ngrinte pyetjen kryesore: Edhe sa spiunë të tjerë mund të jenë të emëruar në majat e pushtetit?”, ka thënë Gjini.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Ditari”- 27.10.2026

“Ditari”- 27.10.2026

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën