TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Gjilani trefish më shumë buxhet sesa kryeqyteti”, ankohen kryetarët e Prishtinës, Obiliqit e Lipjanit

nga TËVË 1
14 Dhjetor, 2023
0
A A
“Gjilani trefish më shumë buxhet sesa kryeqyteti”, ankohen kryetarët e Prishtinës, Obiliqit e Lipjanit

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2024, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahemti, nuk janë pajtuar me ndarjen buxhetore që ka bërë Qeveria për komunat që drejtojnë.

Ata thanë se ndarja e buxhetit nuk ka qenë e drejtë, pasi që sipas tyre, ky projektligj është i orientuar politikisht.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë mirë sa i përket financave dhe për këtë arsye me siguri niveli qendror i ka dhënë përparësi Gjilanit.

“Jemi në gjendje të mirë dhe kemi mundësi të mëdha që t’i vetëfinancojmë investimet tona, me siguri kështu e ka parë edhe niveli qendror ku në aspektin buxhetor i ka dhënë përparësi Gjilanit, me siguri i duhet Gjilanit dhe i ka dhënë përparësi Shtimes, të cilat dytë kanë marrë, Gjilani trefish më shumë sesa kryeqyteti, Shtimja më shumë se kryeqyteti, mirëpo po them se këto janë buxhetimet të nivelit qendror dhe çdo investim në kryeqytet është i mirëseardhur, ne kemi marrë faktikisht diku rreth 10 euro për person, qytetar, ndërsa në Gjilan janë 85 euro për qytetarë”, tha ai, duke shtuar se nuk do të merren me ndonjë ankesë tek institucionet e nivelit qendror, pasi kanë shumë punë dhe mundësi.

Kryetari i Komunës së Podujevës-Shpejtim Bulliqi tha se beson që shpërndarja e buxhetit nga ana e Qeverisë, është bërë në mënyrë normale, duke thënë se do të kërkojnë që edhe ndonjë projekt të mbështetet nga Qeveria.

“Sigurisht që kërkesat tona kanë qenë shumë më të mëdha, mirëpo duke pasur parasysh mundësit buxhetore, unë mendoj që janë përkrah ato projekte që janë vlerësuar si më të rëndësishme për qytetarët e komunës tonë…Ne nuk kemi nevojë të paraqesin ankesë sepse këto probleme nuk zgjedhën përmes ankesave, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me nivelin qendrorë dhe normal do të kërkojmë brenda mundësive që edhe ndonjë nga projektet gjatë viti në proces të realizimit varësisht se si do të ecë ecuria e shpenzimeve buxhetore, mund të kërkojmë që ta ndihmojnë në këtë aspekt”, tha ai.

Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmenti ka thënë se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është tepër e hapur dhe se nuk beson që do të drejtojnë ndonjë ankesë, përveç se do të vazhdojnë me mjete e tyre.

“Nuk është viti i parë edhe në vitin 2023 ne kemi qenë 00 të mbështetur, janë projekte që kanë filluar ndoshta në vitin 2018/2019 me maramendume të asaj kohe të cilat kanë vazhduar shumë ngadalë ose e kemi projektin e një shkolle të mesme në Lipjan, e cila është e kontraktuar më 2019 dhe agjendën buxhetore të kësaj qeverie është paraparë edhe 3 vite të ndodhë vetëm faza e dytë që i bie investimet jo të vrazhda në atë shkollë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se për këtë vit komuna ka shpenzuar buxhetin pothuajse në total, derisa shtoi se për buxhetin e vitit 2024, do të kërkojnë takim me institucionet e nivelit qendrorë, pasi buxheti i ndarë nuk është i mjaftueshëm.

“Do të ishte mirë që Komuna e Obiliqit të përfitonte, të rikthente realisht marrëveshjen që e kemi pasur si zonën industriale për asfaltimin e rrugëve atje dhe të ketë mbështetje financiare në projektin e ngrohjes qendrore sepse është një projekt me të vërtetë shumë i kushtueshëm, por është shumë i domosdoshëm, sidomos për zonën e Obiliqit që konsiderohet një zonë shumë e ndotur”, tha ai për KP.

Projektbuxheti i Qeverisë në vlerë mbi 3.3 miliardë, po shqyrtohet sot në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, e ku për komunat janë paraparë 742 milionë euro.

Tags: LipjaniObiliqiprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X