TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjilani fiton me rikthim sensacional ndeshjen ndaj Llapit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjilani fiton me rikthim sensacional ndeshjen ndaj Llapit

Gjilani ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan mes ‘Skifterave’ dhe ‘Legjendave’ ka dhuruar spektakël për tifozët, me shumë raste shënimi, shtylla dhe shumëçka tjetër.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vendasit që patën më shumë nga loja dhe mysafirët që shënuan golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të të ndeshjes, kur Ardit Tahiri shënoi me kokë pas asistimit të Arbnor Ramadanit dhe ekipet shkuan në pushim me epërsi 0-1 të Llapit.

Në pjesën e dytë, Gjilani u hodh i gjithi në sulm duke rrezikuar vazhdimisht dhe krijuar raste, por portieri Vokli Laroshi ia pamundësoi disa herë me pritjet e tij, ndërsa në ndihmë i doli edhe traversa e cila u godit dy herë nga Senad Jarovic.

Megjithatë, në fund të ndeshjes Gjilanit iu kthye fati dhe rastet e shumta filluan të konkretizohen duke shënuar dy gola të shpejt.

Fillimisht ishte i inkuadruari Blerind Morina (85’), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për barazimin 1-1, ndërsa Robert Rrahmani (86’) shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Laroshi për të shënuar për epërsinë 2-1 dhe ky doli të ishte goli i fitores dhe rezultatit përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tetë me 12 pikë, ndërsa Llapi renditet i pesti me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë në udhëtim te Ballkani, teksa llapjanët e presin Feronikelin ’74.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ermal Hadribeaj pëson humbjen e parë në karrierë, nokautohet në sekondën e fundit

Ermal Hadribeaj pëson humbjen e parë në karrierë, nokautohet në sekondën e fundit

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje, Malisheva synon kreun

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje, Malisheva synon kreun

Dubois shkatërron Wardley-n në vetëm dy raunde, mbron titullin e botës me nokaut teknik

Dubois shkatërron Wardley-n në vetëm dy raunde, mbron titullin e botës me nokaut teknik

Kastrioti pëson disfatë me nëntë gola diferencë, vështirësohet rruga drejt kualifikimit

Kastrioti pëson disfatë me nëntë gola diferencë, vështirësohet rruga drejt kualifikimit

Sekuestrohen 53.2 kilogramë marihuanë në Gjilan, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

Sekuestrohen 53.2 kilogramë marihuanë në Gjilan, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, qëllohet me gurë, lëndohet një gazetare

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, qëllohet me gurë, lëndohet një gazetare

Protestat në Belgjikë, 45 persona të arrestuar, mes tyre 12 të mitur

Protestat në Belgjikë, 45 persona të arrestuar, mes tyre 12 të mitur

Varrosen në Gaza eshtrat e 75 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve izraelite

Varrosen në Gaza eshtrat e 75 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve izraelite

Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv që synonte Kryeministrinë. S’është dorë e studentëve, por e huaj

Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv që synonte Kryeministrinë. S’është dorë e studentëve, por e huaj

Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit

“The Times”: Vuçiq mbështetet te kontrolli i mediave dhe Putini, por studentët i rrezikojnë pushtetin

“The Times”: Vuçiq mbështetet te kontrolli i mediave dhe Putini, por studentët i rrezikojnë pushtetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën